• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Themelore vs Teknike, çfarë ndodhi me kursin e këmbimit

11:04 : 14/04/2019
në EKONOMI, OP-ED

Në një vit kilometrik për aspiratën europiane të vendit, mes qasjes themelore dhe asaj teknike, vendimmarrja për të mirën publike duhet të ankorohet duke aplikuar një qasje themelore në pozicionimin afatgjatë për të ardhmen.

Nga Arlind Rama

Në fundit të vitit 2012-s, kur luhatshmëria e kursit të këmbimit ishte çështje kryesore e politikëbërjes, një diskutim që mori vëmendje të veçantë në mbledhjet e Komitetit të Politikës Monetare ishte identifikimi i faktorëve kryesorë që ndikonin kursin e këmbimit valutor në vend apo shkaqeve që përcaktonin pozicionimin e aktorëve kryesorë në tregun e këmbimit valutor. Për qëllime të politikës monetare, ku objektivi është ruajtja e inflacionit në kufijtë e 3%, Banka Qendrore ndërhyn në kursin e këmbimit për të shmangur luhatjet e mëdha të vlerës së lekut përballë monedhave të huaja kryesore.

Në këtë perspektivë, të kuptuarit e sjelljes së agjentëve ekonomikë dhe atyre të tregut valutor përbën një element të rëndësishëm në efektivitetin e ndërhyrjeve të bankës. Pas gjashtë muajsh me intervista dhe analiza empirike, kërkimi ynë evidentoi se agjentët valutorë u referoheshin më shumë zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare se atyre vendase për të udhërrëfyer veprimet e tyre në treg, ndoshta edhe në përgjigje të zhurmës politike që shpesh e bën të vështirë për ta ankorimin me dinamikat reale të ekonomisë.

Në përpjekjen për të parashikuar të ardhmen, analiza e luhatjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare për lojtarët e bursës njeh dy qasje, qasjen themelore dhe atë teknike. Themelore janë pritshmëritë që bazohen në analizën e treguesve kryesorë ekonomikë, me rëndësi në përcaktimin e zhvillimeve të pritshme me ndikim afatgjatë, ndërsa teknike janë analizat naive që tregtarët me synime përfitimi afatshkurtër bëjnë duke u mjaftuar në interpretimin grafik të së shkuarës. Dallimi mes së parës dhe së dytës, është racionaliteti dhe thellësia në analizë, në vlerësimin e dinamikave ekonomike lokale dhe ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

Nëse do të bënim një vlerësim të trendit ekonomik të vendit me rëndësi do të ishin disa tregues kryesorë makro. Ekonomia shqiptare vijon të ruajë një ritëm rritjeje solid në kufijtë e 4% e kjo trajektore, sipas FMN, pritet të jetë e njëjta edhe në 3 vitet e ardhshme, më e lartë krahasuar me disa nga vendet e rajonit.

Deficiti buxhetor, për të katërtin vit radhazi, vijon të mbetet nën 3% që konsiderohet kufiri i përcaktuar si kriter i qeverisjes ekonomike mbi bazën e Marrëveshjes së Mastrichtit për vendet e BE-së apo ato aspirante. Papunësia, pavarësisht se në nivelet më të ulëta të dekadës së fundit, vijon të mbetet një sfidë për t’u fituar. Megjithëse ende në pozitën e ekonomisë importuese neto, eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë shënuar rritje të vazhdueshme duke kontribuar pozitivisht në strukturën e burimeve të rritjes ekonomike.

Sektori i turizmit, nisur edhe nga tendenca ndërkombëtare për eksplorimin e destinacioneve të reja, po përjeton një nga momentet pozitive të viteve të fundit me një nivel 9.3% kontributi direkt në PBB për 2018, ndërsa në totalin e zinxhirit të vlerës në rreth 28% sipas WTTC, Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit. Kreditë me probleme kanë njohur rënie të konsiderueshme në sajë edhe të paketës së masave të ndërmarra nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë.
Në këndvështrimin sektorial, produktiviteti në Bujqësi dhe Manifaktura vijon të mbetet një barrierë për arritjen e potencialit, e ku inovacioni dhe aftësitë teknike mund të bëjnë diferencën.

Nëse do të vazhdonim analizën themelore, hapja e negociatave për Shqipërinë do të kishte ndikim pozitiv tek investitorët e huaj, të cilët janë në kërkim të destinacioneve ekonomike, me rritje të qëndrueshme e me potencial të lartë për shumëfishim të vlerës së investimit të tyre imobiliar në afatgjatë. Për më tej, unifikimi i kapitujve legjislativë me Bashkimin Europian do të kontribuojë pozitivisht në sinkronizimin e ekosistemit të të bërit biznes, ndërsa ekonomia fillon të besojë se një ditë do jetë pjesë e tregut të përbashkët europian nga ku edhe pjesa më e madhe e Investimeve të Huaja Direkte ka sot origjinën.

Në këtë moment me rëndësi, jo vetëm ekonomike, vlen të rikujtohet ndikimi që kriza politike e dy viteve më parë pati në ekonominë maqedonase ku ekonomia u paralizua dhe rritja preku zeron. Në paralelen me situatën politike në vend, kriza e javëve të fundit ka tipare tejet të ngjashme me atë maqedonase, ku protesta tymuese për qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme apo adresim të teknikaliteteve zgjedhore të pranuara më parë në unison, nuk bën asgjë tjetër në këndvështrimin ekonomik, veçse pengon momentumin pozitiv të ekonomisë dhe zbeh ndikimin e pritshëm që do të kishte për ekonominë hapja e negociatave si një faqe e re në përkushtimin e politikës ndaj rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Në një vit kilometrik për aspiratën europiane të vendit, mes qasjes themelore dhe asaj teknike, vendimmarrja për të mirën publike duhet të ankorohet duke aplikuar një qasje themelore në pozicionimin afatgjatë për të ardhmen.

————–

[1] Humphrey Fulbright Fellow, Humphrey School of Public Affairs

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025
SPORT

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025
SPORT

Liverpool “mbret” i merkatos, ja 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë para

14:01 : 26/07/2025
Para

Postimi i “çuditshëm”/ Pse shqetësohet Teo i ONM nga protesta e opozitës?!

TË GJITHA

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025

Liverpool “mbret” i merkatos, ja 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë para

14:01 : 26/07/2025

Shpërndante video pornografike në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

13:54 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com