Nga Boldnews.al
Një nga dy personat e arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës, në kuadër të aksionit të koduar “Juristët e rremë” është Miranda Fortuzi 48 vjeçe nga Tirana me profesion mjeke, e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”.
Në 2016-ën, Miranda Fortuzi u arrestua nga policia bashkë me një tjetër person. “Boldnews” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë më 12 shkurt 2016, që zbuti në katër vite shërbim prove dënimin e dhënë më herët ndaj Miranda Fortuzit në shkallë të parë, ku ajo u dënua me me 3 vite e 6 muaj burgim për mashtrim. Në vendim, Apeli ka marrë parasysh se 48-vjeçarja “ka pranuar akuzen duke shfaqur pendim te thelle, ka likujduar demin qe u ka shkaktuar personave te dëmtuar” dhe ka detyrime familjare si mama e dy fëmijëvë, “te cilet e kane te domosdoshme kujdesin e nenes” dhe njëri prej të cilëve “ka probleme te theksuara shendetsore”.

HETIMET
Në vendimin e gjykatës zbardhen edhe hetimet e prokurorisë:
Deshmitari F. eshte takuar gjate vitit 2012 me te pandehuren Miranda Fortuzi, fillimisht ne kabinat e plazhit ne Golem te Kavajes dhe me pas ne afersi te stadiumit “Q. Stafa” ne Tirane. Gjate bisedave te zhvilluara, F. i ka shpjeguar se kishte motren e tij E., e cila kishte mbaruar shkollen e larte qe ne vitin 2010 per Gjuhe – Letersi ne Universitetin e Tiranes dhe pavaresisht se kishte plotesuar disa here kerkesa per pune prane Drejtorise Arsimore Lushnje, nuk kishte marre asnje pergjigje dhe nuk kishte arritur te fillonte pune.
E pandehura Miranda Fortuzi i ka shpjeguar se punonte si specialiste ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences ne Tirane dhe mund ta ndihmonte qe e motra e tij te fillonte pune dhe per kete i ka kerkuar qe te bente te gjithe dokumentacionin e nevojshem gati si dhe nje shume prej 500.000 (peseqind mije) leke te reja per t’ua dhene personave pergjegjes prane Ministrise se Arsimit, me qellim qe e motra te fillonte pune. Deshmitari kishte kerkuar kohe per te diskutuar me familjaret e tij dhe me pas ka vendosur t’ia paguaje kete shume te pandehures Miranda Fortuzit dhe per kete qellim ai eshte detyruar te marre edhe nje kredi prej peseqind mije lekesh te rinj prane nje banke bujqesore qe jepte kredi neper fshatra ne zonen e Lushnjes. Me pas deshmitari i F. eshte takuar me te pandehuren Miranda Fortuzi rreth muajit shtator te vitit 2012 perseri prane nje kafe prane stadiumit “Qemal Stafa” Tirane, ku i ka dorezuar dokumentacionin e se motres si dhe shumen prej peseqind mije lekesh te rinj.
Nderkohe, pasi ka marre dokumentacionin si dhe parate e pandehura Miranda Fortuzi i ka premtuar deshmitarit se motra e tij E. do te fillonte pune brenda muajit tetor 2012 ne nje shkolle prane Drejtorise Arsimore Lushnje. Me pas deshmitari ka komunikuar me telefon me te pandehuren Miranda Fortuzi dhe kjo e fundit i ka shpjeguar se leket ia kishte dhene personit qe do te kryente punen dhe se bashku me te do te shkonin ne Lushnje per te takuar Drejtorin e Drejtorise Arsimore atje per t’i marre vendimi per fillimin e punes per te motren. Pas ketij momenti dhe duke qene se nuk eshte bere asgje per punen e se motres se tij, deshmiatri ka komunikuar me te pandehuren Miranda Fortuzi ne vazhdimesi per te marre shumen e parave qe kishte paguar pasi kishte kuptuar se ishte mashtruar nga e pandehura. Nga ana e saj e pandehura Miranda Fortuzi e ka genjyer ne vazhdimesi deshmitarin F. duke u thene se do t’ia kthente leket mbrapsht, por nuk po arrinte t’i merrte dot nga personi qe ia kishte dhene ne Ministrine e Arsimit dhe kjo shume parash nuk eshte kthyer edhe gjate kohes qe zhvillohet ky gjykim.
Po keshtu, e pandehura Miranda Fortuzi i ka marre nje shume prej 4000 Euro deshmitarit R., shume kjo qe ishte marre per te futur ne pune djalin e tij, deshmitarin M.
Deshmitari R. ka nje dyqan per prodhim dhe kopjim çelesash tek rruga «Fortuzi» ne Tirane dhe aty eshte njohur me te pandehuren Miranda Fortuzi. Duke qene se djali i R. kishte mbaruar per mjeksi ai i ka kerkuar te pandehures Miranda Fortuzi nese mund t’a ndihmonte qe te gjente nje pune per djalin. Kjo e fundit i ka thene se kishte njohje ne Ministrine e Shendetesise dhe mund t’ia rregullonte kete pune. Te nesermen ajo ka shkuar tek dyqani i deshmitarit R. dhe i ka thene se kishte folur ne Ministrine e Shendetesise dhe e kishte rregulluar punen e djalit por atje i kishin kerkuar 5000 Euro per nje gje te tille. Perfundimisht e pandehura Miranda Fortuzi i ka kerkuar kallzuesit R. shumen prej 4000 Euro me qellim futjen e djalit te tij ne pune si mjek.
Nje dite me pas e pandehura Miranda Fortuzi ka derguar djalin e saj tek dyqani i R. me nje leter te shkruara nga vete e pandehura, ku i kerkonte qe zarfin me dokumentet dhe «kafen» t’ia dergonte tek shtepia e saj. Ne te njejten dite, deshmiatri R. i ka derguar te pandehures Miranda Fortuzi, ne shtepine e kesaj te fundit shumen prej 4000 Euro nepermjet djalit te tij, M. dhe kolegut te tij, deshmitarit E. Ka kaluar disa kohe dhe deshmitari R e ka marre ne telefon te pandehuren dhe e ka pyetur se cfare po behej me punen e djalit dhe nderkohe i ka kerkuar t’i kthente parate nese nuk mund te realizohej gje. E pandehura Miranda Fortuzi i eshte pergjigjur se do t’a linin fare kete pune sepse nuk ishte bere e mundur te realizohej si pune dhe do t’i kthente parate, por personi ne Ministri qe i kishte marre nuk po i kthente ato.
Kane kaluar me shume se pese muaj dhe duke qene se Miranda Fortuzi nuk po ia kthente parate, atehere R. ka nenshkruar nje kontrate noteriale me te per parate qe i kishte dhene, duke lene muajin prill 2013, si afat te fundit per kthimin e tyre. Pavaresisht ketij afati e pandehura Miranda Fortuzi nuk i ka kthyer parate, duke e mashtruar deshmitarin R per arsyet e marrjes dhe perfitmit te shumes prej 4000 Euro dhe duke e pervetesuar kete shume.
Dëshmia: Shefi ime Nora Malaj, duhen 5 milion leke të vjetra për të
F., një prej dëshmitarëve të çështjes, ka zbuluar se Miranda i ka treguar se punon në Ministrinë e Arsimit dhe se shefja e saj është Nora Malaj, ish-zv/ministrja e Arsimit. Në vendim, sqarohet se Miranda nuk ka punuar asnjëherë në Ministrinë e Arsimit.
Në deklarimet e tij në seancë gjyqësore, dëshmitari F ka deklaruar:
“…jam njohur nepermjet xhaxhait te nuses i cili quhet G dhe jeton ne Tirane. Arsyesja e njohjes ishte pasi une kerkoja dhoma me qera dhe zoteria me orintoi, dhomat ishin ne Golem kam qendruar 15 dite cdo vit shkoja nga 15 dite pervec njohjes ne plazh nuk kam patur njohje te tjetra me te pandehuren. Ne lidhje me punesimin e motres ne bisede e siper Miranda pyeti dhe motren time per cfare ke mbaruar dhe a ke filluar pune ajo i pergjigj nuk kam gjetur pune me pas Miranda Fortuzi duke me thene se punon ne ministrine e arsimit dhe shefja ime eshte Nora Malaj. Me thote se do tju gjej nje vend pune per motren e cila ka mbaruar gjuhe letersi pas u largua per ne Tirane me thote se kam biseduar me shefen time Nora Malaj por te duhen 5 milion leke te vjetra per Nora Malaj. I thashe do te medohem, Miranda me merrte ne tel dhe me thoshte se gjej sa me shpejt leket , kjo ka ndodhur ne vitin 2012. Me pas me thoshte nxitohu dhe me pas morem kredi me qellim qe Miranda te na gjente nje vend pune per E, moren kredine, sa vajtja ne shtepi me mori ne telefon me ka thene mire se te vish ne Tirane une po te pres jam megjithe motren time. Erdha ne Tirane, i prura parate u takuam tek stadiumi Qemal Sfata. Erdhi me makine ne makinen e Miranda Fortuzit me te motren M i dhashe parate dhe u largua me shpjetesi. Ne telefon me pas me tha mos u merzit sa te filloj shkolla motra jote do te filloje pune. Po dokumentet, diplomen gjithcka qe kerkohej nga arsimi per nje vend pune. Motra ime nuk filloi pune pasi po me mashtronte prit dhe pak, Nora Malaj ka ikur ne Amerike , permende dhe emra deputetesh per te me frikesuar mua ndoshta. Komunikimet i kemi patur ne telefon ne nr e telefonit 06*…. por kam folur me numra te ndryshem. Mesazhet jane te shumta duke i thene se kaluan dhe dy muaj cfare behet po na mashtron me kthe djersen time, i kam mare kredi 5 milion ajo me thoshte mos u merzit se do te behet. Ka qene vjet ne Golem, i thashe u be rreth 1 vit e ca me kthe djersen time, u pergjigj shume ashper u largua me vrap me tha nuk ia marr më ka ngel paraja ne duart e Nora Malaj dhe nuk po ia marr dot. Parvejet tek dhomat qe jepen me qera na ka ardhur ne dhome ne Golem kam qene familjarisht motra ime M. Muhabeti doli se motra ime martohej pas nje muaji dhe me tha do te bej motra nje dhurate nje vend pune. Miranda ka qene me nje person tjeter, personi tjeter me pas u largua ndoshta nuk i pelqeu muhabeti, emrin nuk ia di. Une kam qene 15 korrik deri ne 1 gusht, leket ia kam dhene pas 20 ditesh afersisht. Fillimisht me ka ndihmuar xhaxhai dhe pasi per te shlyer xhaxhane tim kam marre 5 milion leke, kredi. M ia kam marre leket i kam pru ne Tirane…. Pas kaq kohesh nuk kam kontaktuar me Miranden. Jo me larg se vjet kam pare miranden dhe motren, i ndaloj dhe i pyes, nuk me llogariti me, ke bere denoncim me tha dhe u largua. Motra me tha se leket do ti jap une pasi ka probleme finaciare Miranda me mashtroi duke me thene do ti jap leket , me pas me tha do te bejme nje kontrate me noter pasi Miranda ka probleme eshte ne deptresion. Kontraten e kam bere rreth muajit tetor. Ne deklarate patem nje afat 25.12 do te me ktheje borxhin….”
Gjithashtu, sipas shkreses nr.3440/1, date 08.07.2013 te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Koordinimit Rajonal, te administruar si prove shkresore, rezulton se e pandehura Miranda Fortuzi, lindur me 26.05.1971, nuk ka qene ndonjehere punonjese e kesaj Ministrie, sqarohet në vendimin e gjykatës.
Paratë e kthyera
Në vendimin e Apelit thuhet se Miranda Fortuzi u ka kthyer paratë dy shtetasve, të cilëve ua kishte marrë duke i premtuar vende pune.
Sqarohet se, nga te gjitha provat e shqyrtuara gjyqesisht ne gjykim te zakonshem eshte provuar se:
E pandehura Miranda Fortuzi shtetasit F. i ka marre nje shume prej 500.000 (peseqind mije) leke te reja per t’ua dhene personave pergjegjes prane Ministrise se Arsimit, me qellim qe e motra te fillonte pune. Deshmitari F kishte kerkuar kohe per te diskutuar me familjaret e tij dhe me pas ka vendosur t’ia paguaje kete shume te pandehures Miranda Fortuzit dhe per kete qellim ai eshte detyruar te marre edhe nje kredi prej peseqind mije lekesh te rinj prane nje banke bujqesore qe jepte kredi neper fshatra ne zonen e Lushnjes. Me pas deshmitari i F eshte takuar me te pandehuren Miranda Fortuzi rreth muajit shtator te vitit 2012 perseri prane nje kafe prane stadiumit “Qemal Stafa” Tirane, ku i ka dorezuar dokumentacionin e se motres si dhe shumen prej peseqind mije lekesh te rinj.
Nderkohe, pasi ka marre dokumentacionin si dhe parate e pandehura Miranda Fortuzi i ka premtuar deshmitarit se motra e tij E do te fillonte pune brenda muajit tetor 2012 ne nje shkolle prane Drejtorise Arsimore Lushnje. Me pas deshmitari ka komunikuar me telefon me te pandehuren Miranda Fortuzi dhe kjo e fundit i ka shpjeguar se leket ia kishte dhene personit qe do te kryente punen dhe se bashku me te do te shkonin ne Lushnje per te takuar Drejtorin e Drejtorise Arsimore atje per t’i marre vendimi per fillimin e punes per te motren. Pas ketij momenti dhe duke qene se nuk eshte bere asgje per punen e se motres se tij, deshmiatri ka komunikuar me te pandehuren Miranda Fortuzi ne vazhdimesi per te marre shumen e parave qe kishte paguar pasi kishte kuptuar se ishte mashtruar nga e pandehura. Nga ana e saj e pandehura Miranda Fortuzi e ka genjyer ne vazhdimesi deshmitarin F duke u thene se do t’ia kthente leket mbrapsht, por nuk po arrinte t’i merrte dot nga personi qe ia kishte dhene ne Ministrine e Arsimit.
Vetem pas dhënies se vendimit objekt ankimi e pandehura i ka kthyer shumen prej 500.000 (peseqind mije) leke te reja, dëshmitarit F. Po keshtru, e pandehura ka likuiduar te gjithe detyrimin edhe ndaj shtetasit R.