• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Paradoksi i një sondazhi që konfirmon djegien e mandateve

19:32 : 04/04/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Rezultatet e sondazhit të IPR marketing i kanë hedhur edhe njëherë benzinë zjarrit të debatit që po zjen në vend, nëse djegja e mandateve nga partitë opozitare ishte apo jo vendimi i duhur. Po t’i lexosh shifrat e tij në një mënyrë sipërfaqësore duket sikur ato mbërijnë në një rezultat paradoksal.

Nga njëra anë të anketuarit refuzojnë në mënyrë plebishitare vendimin ekstrem të opozitës. 61/% e të pyeturve nuk e miratojnë atë, ndërkohë që vetëm një bërthamë radikale (18.7%) e përkrahin pa rezerva. Pra nga ky hulumtim të krijohet përshtypja sikur profecia e Ramës se stemat e PS dhe LSI mund të shkojnë për skrap dhe opozita reale rrezikon të zhduket, është në sintoni me atë që mendojnë shqiptarët.

Por, një tabelë tjetër, ajo se për kë elektorati do të votonte nëse zgjedhjet lokale apo të përgjithshme  zhvillohen sot, ka marrë një përgjigje befasuese.  Sipas saj, një koalicion i mundshëm PD-LSI i fiton bindshëm zgjedhjet me një epërsi të thellë prej 5 deri 9 pikësh kundrejt Rilindjes (53% me 44-48%). Pra kjo pasqyrë e dytë jep përshtypjen sikur PD është rritur ndjeshëm duke e rikuperuar erozionin e madh të votave që dmokratët pësuan pas “zbutjes” të radikalizmit që erdhi si pasojë e marrëveshjes Basha – Rama. Ajo konfirmon se ndryshe nga pandehmat e një partie që mbijeton vetëm në kuadër të pushtetit, LSI, ka ditur t’i ruajë në kuota të kënaqshme përkrahësit e saj( 14-15%).

Lexo edhe:

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Pra leximi i këtyre shifrave kundërthënëse të bën të ngresh disa pyetje logjike: cili nga versionet është reali, ai se opozita po rrezikon zhdukjen, apo ai tjetri se ajo është në prag të fitores?

Përpos kësaj dileme themelore, këto rrezultate ngrejnë edhe një tjetër. A duhej vallë që PD- LSI të shkonin drejt një hara-kiri të pa dëgjuar në histori, kur Rama u mundkërka edhe me zgjedhje? A duhet bojkotuar sistemi kur ai e krijoka mundësinë e rotacionit të natyrshëm?

Këto të dhëna, në pamje të parë kundërthënse, kërkojnë një shpjegim, aq më tepër që hulumtimi i IPR Marketing, e ka vërtetuar seriozitetin e tij në vite, ndryshe nga eksperiencat alla Gani Bobi, që kanë lënë një shije të hidhur për publikun shqiptar.

Dhe përfundimi i parë është se këtu nuk ka asnjë paradoks. Sepse harta elektorale e një sondazhi nuk është kurrë e njëjtë me atë që ndodh në terren. Ajo as nuk mund të parashikojë makinacione të tipit Gjush-Avdylaj, as mijëra çamët e rilindur në Dibër dhe as atë përqindje votash të blera në finish të garës për të cilat flet OSBE ODHIR-i. Ajo konfirmon se fuqia e Edi Ramës nuk qëndron tek vota popullore, por tek makinacionet ekstra elektorale që ai ndërmer së bashku me trekëndëshin tashmë të njohur kriminalo-oligarkiko- mediatik.

Pra, në këtë kuptim djegja e mandateve nuk ka ardhur si pasojë e pamundësisë të mposhtjes së Ramës me një garë reale, por si kundërshtim ndaj metodave që ai përdor për të zhbërë atë avantazh prej 5-9 pikësh që ka aktualisht opozita.

Dhe megjithëse, indiferenca, tutaltja, firka ndaj trazirave dhe prishja e komoditetit të jetës së përditshme i bëjnë një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve të japin përgjigje kundër skenarëve ekstremë, djegja e mandateve, duket se i ka ndërgjegjësuar ata për problemin real që ka vendi. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që rezultati i songazhit të konfirmojë se Rama nuk është më në gjendje ta mbajë tepsinë vetëm për vete. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që PD ka një rekuperim të papritur në raport me zgjedhjet e 2017.

Në, këtë kuptim, shifrat e IPR marketing e konfirmiojnë rrugën e mundimshme të zgjedhur nga opozita. Ndryshe nga ç’thuhet në propagandën e regjimit, ajo nuk rrezikon zhdukjen, por forcimin në sytë e zgjedhësve, për sa kohë po lufton me fantazmën e një opozitë fallco, të dobët, që shërben si fasadë dhe në fund gënjehet me disa poste shtetërore nga Rama.

Djegja e mandateve nuk po rezulton në sytë e shqiptarëve si frikë nga gara, por si kurajo për t’u mbrojtur nga vjedhja. Tani sfida reale e PD-LSI-së është të mendojnë si të garantojnë ato 5-9 pikë përparësi që akordojnë shqiptarët dhe që mund t’u treteshin si kripa në det nëse ëndërrojnë një pakt të ri me kryeministrin.

Prandaj, të gjithë ata që kërkojnë të hapin debatin pas atij 61%-shi të frikshëm (që janë shprehur kundër braktisjes së parlamentit) gabohen. Atyre nuk duhet tu’a zërë sytë mjeti, përpara se të shohin qëllimin. Sepse shifrat e sondazhit, megjithëse treguan ndrojte për të parin, konfirmuan të dytin. Ata i japin më shumë përkrahje një opozite pa mandate, se asaj që kishte tjetërsuar mandatin duke bashkëpunuar me Ramën./Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026
Para

VIDEO/ Protesta te Unaza e Re, akuza policisë për provokime dhe presione…

TË GJITHA

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom