• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurimet Publike të Ramës në sitën e BE-së/ Ja konçensionet që do të kontrollohen…

19:27 : 04/04/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni Europian bëri të ditur në një letër përgjigje për eurodeputetin Paul Rübig nga Partitë Popullore Europiane se do të kryejë një vlerësim të prokurimeve të debatuara publikisht të qeverisë “Rama” në përgjithësi dhe në veçanti, në rastin e kompanisë ajrore Air Albania dhe kontratës koncesionare të mbetur në negocim për aeroportin e Vlorës.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Hohanes Hahn firmosi përgjigjen e komisionit për pyetjet e ngritura nga deputeti Paul Rübig i Partive Popullore Europiane, blloku i partive të djathta në parlamentin Europian.

Rübig pati ngritur pyetjen se çfarë mendimi ka Komisioni Europian në lidhje me shqetësimet e ngritura nga media se Air Albania u krijua si një partneritet publik-privat jashtë rregullave të prokurimit dhe Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit, (MSA), e cila ia detyron Shqipërisë që të bëjë prokurime publike të hapura dhe të vendosë në kushte të barabarta kompanitë europiane me ato joeuropiane apo shqiptare. E njëjta pyetje u ngrit edhe për Aeroportin e Vlorës, për të cilin, Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, miratoi një ligj të jashtëzakonshëm për negociata të drejtpërdrejta me disa kompani turke. Afati i vendosur në ligj për negocimin ka skaduar prej kohësh ndërsa qeveria nuk ka bërë të ditur se çfarë rezultati kanë pasur negociatat. Megjithatë, metoda e ndjekur për arritjen e kësaj marrëveshjeje e njohur si “Procedurë e Veçantë Negociimi” ka ngritur shqetësime për prokurim të drejtpërdrejtë dhe pa garë, për anashkalim të ligjeve aktuale të prokurimit publik dhe partneritetin publik-privat si dhe për shkelje potenciale të rregullave të MSA dhe rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Komisioni është i vetëdijshëm për ankesat në lidhje me dhunimin e mundshëm të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit (MSA) mes BE-së dhe Shqipërisë në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe krijimit të Air Albania,” shkruan Hahn në përgjigjen e tij.

“Ndërsa nuk mund të dallohet një shkelje e hapur e MSA mes BE-së dhe Shqipërisë në kontrollet e deritanishme, këto çështje natyrisht që do të merret parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së,” vijon më tej letra.

Lexo edhe:

Britania ashpërson kontrollet e azilit, inteligjenca artificiale do të vlerësojë moshën e emigrantëve

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

“Një vlerësim më i gjerë dhe më i thellë i kuadrit të prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar sakaq përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm,” paralajmëron Hahn në letër.

Qeveria shqiptare ka miratuar deri më sot pesë ligje speciale që në thelb shmangin garën dhe duket se përbëjnë prokurim të drejtpërdrejtë në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit me BE-në dhe rregullave të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Të pësë ligjet nuk kanë sjellë pasoja deri tani, por BE është përfshirë në debat në dy prej këtyre katër ligjeve, atë për Teatrin Kombëtar dhe për Aeroportin e Vlorës.

Pyetja Paul Rübig (PPE)

Tema: Dhunimi i ligjit të prokurimit publik dhe konkurrencës në Shqipëri

Sipas shumë raportimeve mediatike, ka pasur një numër dhunimesh të prokurimit publik dhe ligjit të konkurrencës në Shqipëri në lidhje me krijimin e një kompanie të re ajrore “Air Albania’ dhe ndërtimit të një aeroporti në Vlorë. Ato vënë në dukje kriteret e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë të cilat janë dhunuar dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë të cilat janë thyer. Sipas këtyre raportimeve në media, autoritetet përkatëse të kontrollit në Shqipëri kanë dështuar në vijimësi të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës siç duhet.

A bie dakord komisioni me vlerësimin e këtyre raporteve të medias se ligji i prokurimit dhe ai i konkurrencës është dhunuar në këtë rast?

Nëse po, çfarë masash praktike do të ndërmarrë Komisioni që të sigurohet që Shqipëria të respektojë dhe të zbatojë të gjitha rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës në dy rastet e mësipërme dhe më në përgjithësi të plotësojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizimit dhe Anëtarësimit BE-Shqipëri dhe nga rregullat e OBT?

Përgjigjja: Johanes Hahn, Komisioner

Sipas MSA-së, dhënia e kontratave publike mbi bazën e mosdiskriminimit dhe reciprocitetit, në veçanti në kontekstin e Organizatës Botërore të Tregtisë është një objektiv kyç. Shëbimet e Komisionit e theksojnë këtë rregullisht në diskutimet e tyre me autoritetet shqiptare. Në përgjithësi, roli i shërbimeve të Komisionit është që të monitorojë zhvillimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, të vlerësojë përputhshmërinë me Acquis të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria ndaj BE-së, dhe në mbështetjen e autoriteteve shqiptare në këtë proces.

Ndërsa nuk mund të konkludohet se ka një shkelje flagrante të MSA mes BE-së dhe Shqipërisë përmes këtyre kontrolleve deri tani, këto raste natyrisht do të merren parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së. Një vlerësim më i thellë dhe më i gjerë i prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar tashmë përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm.

Pesë ligjet speciale

PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI i PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””

PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQËRIVE “CENGIZ CONSTRUCTION &; KALYON; KOLIN CONSTRUCTION”, ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E AEROPORTIT TË QYTETIT TË VLORËS”.

PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË “STAR BRIDGE PORT DEVELOPMENTS LIMITED”,ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E PORTIT TË KARPENIT, ZONËS MBËSHTETËSE TË PORTIT DHE ASAJ EKONOMIKE”.

PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS KONCESIONARE/PPP, ME OBJEKT NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E RRUGËS SË ARBRIT, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË KINEZE “CHINA STATE CONS.

PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË “STAR BRIDGE PORT DEVELOPMENTS LIMITED”,ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E PORTIT TË KARPENIT, ZONËS MBËSHTETËSE TË PORTIT DHE ASAJ EKONOMIKE”.  /BIRN/

Etiketa: KEkoncensionekontrolle

Lajme të lidhura

BOTA

Britania ashpërson kontrollet e azilit, inteligjenca artificiale do të vlerësojë moshën e emigrantëve

21:27 : 30/05/2026
AKTUALITET

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

16:25 : 28/05/2026
AKTUALITET

KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:51 : 22/05/2026
AKTUALITET

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

12:44 : 21/05/2026
AKTUALITET

KE ndan rreth 160 milionë euro të Planit të Rritjes, përfitojnë 3 vende të Ballkanit, ja sa i jepen Shqipërisë

15:08 : 20/05/2026
AKTUALITET

PS4, USB dhe pajisje elektronike! Çfarë u zbulua nga kontrollet blic në burgun e Lushnjes

13:04 : 17/05/2026
Para

Këngëtarja shqiptare që fitoi zemrën e gjithë Europës i rikthehet muzikës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom