Forcat xheniere kanë transportuar bombën e gjetur në Frakull të Fierit për të bërë më pas asgjesimin.
“Pas shumë orësh pune, ekspertët e kompanisë EOD (Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme), të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura, kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e bombës së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bomba, që mendohet se peshon rreth 250 kg është gjetur në fshatin Frakull e Madhe. Ka qenë një fermer i Frakullës së Madhe, i cili duke punuar tokën ka konstatuar prezencën e materialit në parcelën e tij. Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit, Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjesohet. Asgjesimi bëhet në zona të përcaktuara për këtë funksion nga Forcat e Armatosura, larg zonave të banuara dhe nën masa sigurie të larta”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
***
Gjurmët e Luftës së II Botërore/ Gjendet një predhë e rrallë
Mësohet se në Frakull është gjendur një predhë e rrallë, e cila nuk përdoret më në ditët e sotme.
Predha mendohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Sipas burimeve të deri më tanishme, predha mendohet se peshon rreth 300 kg. Ajo është është gjetur në zonën e liqenit te Frakullës së Madhe.