Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të deputetit të PS-së, Spartak Braho, ndaj kryetarit të ISPK, shkrimtarit Agron Tufa.
Çika thekson se sulmi i hetuesit kriminel të Sigurimit të Shtetit, deputetit Spartak Braho, tregon frikën që kanë autorët e krimeve të komunizimit nga zbardhja e së vërtetës.
“Ne të perndjekurit politikë anikomunistë, përfshi edhe z.Tufa dhe institutin e tij, në mungesën e vullnetit të drejtësisë dhe politikës shqiptare për të ndëshkuar autoret e krimeve të komunizmit, po kërkojmë angazhimin e drejtësisë së vendeve perëndimore për të realizuar këtë proces të bllokuar në mënyrë të paligjshme nga prokuroria shqiptare”, thuhet në reagimin e Çikës.
Reagimi i Nebil Çika
I shpëtuat drejtësisë së shtetit ,por s’mund ti shpetoni dot drejtesisë të robit dhe Zotit
Hetuesi kriminel i Sigurimit të Shtetit, deputeti Spartak Braho ka sulmuar kreun e ISKPK z. Agron Tufa në Parlament .
Tufa ia ka dhënë vetë përgjigjen, por gjej sërish rastin të themi se vendi i tij dhe i të tjerëve është në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe jo në Kuvend .
Ky autor i krimeve kundër njerëzimit, shefi i tij Gramoz Ruci dhe qindra të tjerë si këta në krye të shtetit shqiptar, janë prova më qartë e kriminalizimit parlamentit qeverisë dhe krejt shtetit shqiptar.
Reagimi i Brahos ndaj Tufës tregon frikën e tij dhe sojit të tij ndaj përpjekjeve tona për zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe ndëshkimin e autorëve të tyre.
Ne të perndjekurit politikë anikomunistë, përfshi edhe z.Tufa dhe institutin e tij, në mungesën e vullnetit të drejtësisë dhe politikës shqiptare për të ndëshkuar autoret e krimeve të komunizmit, po kërkojmë angazhimin e drejtësisë së vendeve perëndimore për të realizuar këtë proces të bllokuar në mënyrë të paligjshme nga prokuroria shqiptare.
Rasti i parë është ai bashkëautorit në krime të Brahos , Edmond Caja ne Gjermani, ndërkohë që po investohemi për të bërë të njëjtën gjë edhe për të tjerë kriminelë komunistë shqiptarë të strehur apo fshehur në këto vende.
Kjo dhe zbardhja përditë në publik e krimeve komuniste ka ngjallur pa dyshim frikë te këta kriminelë dhe reagimi nepërmjet këtij përfaqësuesi të zi e të lartet e tyre në Parlament është shprehje e frikës e të gjithë bandës kriminale komuniste shqiptare dhe pinjollëve të tyre . Ata janë seriozisht të frikësuar dhe bëjnë mirë të jenë.
Nëse deri tani i kanë shpëtuar drejtesisë së shtetit, asaj të robit dhe sidomos të Zotit nuk do ti shpëtojnë dot.
Zbardhja e krimeve të tyre çnjerëzorë kërkon medoemos drejtësi, që në mungesë të asaj të shtetit shqiptar dikush tjetër, një duhet ta gjejë mundësinë ta bëjë atë.
Askush nuk ta fal vrasjen burgosjen ,torturimin e familjarve të tij ,kur mer vesh se kush janë autorët e tyre , kush ta ka bërë gjëmën .
Dhe z, Tufa pikërisht këtë bën . Zbardh krimet dhe autorët e tyre. Duke i siguruar z. Tufa , ISKPK dhe të gjithë të tjerëve që janë angazhuar në zbardhjen e krimeve të komunistëve në Shqipëri , i inkurajojmë të vazhdojnë punën e nisur në këtë mision fisnik , të domosdoshëm jo për të shkuarën por për të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë.
E keqja nëse s’ndëshkohet, perseritet. Dhe Braho me përpjekjen e tij të dëshpëruar për të penguar me kërcënime tipike komuniste ,zbardhjen e të vertetes, dëshmoi pikërisht këtë !
*Kryetar i Shqatës Antikomunste e të Perndejekurve Politike të Shqipërisë