Nga Boldnews.al
Në fjalimet e tij ka një përrua psiqik, që kurrsesi nuk lidhet me patologji, por me formë komunikimi. Është ai moment kur flet mjaft gjatë, pa shenja pikësimi e diksioni në kohën e duhur, por fjalë të rrjedhshme dhe shpërndarje pa sens logjik. Këtë bëri Edi Rama sot para shumë ushtarakëve të thirrur për dekor, për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ushtarakë të paushqyer, prej mëngjesit të sotëm u zgjuan dhunshëm nga komandantët në radhë kuadretesh dhe instruktoheshin sesi duhet të qëndronin.
Prova të shumta sesi duhet të qëndronin para “liderit global” Edi Rama. Këto arsye dhe fjalimi i gjatë bëri që 20 ushtarakë të humbnin ndjenjat, ndërsa mbante fjalimin e gjatë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Në një turmë të madhe ka raste kur humbasin ndjenjat pjesëmarrësit në një tubim, ceremoni, apo revoltë, por sot ishte mot perfekt, as vapë dhe as shumë ftohtë. Të pangrënët, kequshqyrja ndër vite, e për më shumë fjalimet e gjata, qenë shkaktari i humbjes së ndnjenjave të ushtarakëve, që teorikisht janë me imunitet më të lartë se kushdo qytetar tjetër.
Kjo ishte parada e Ramës, malinjit të propagandës, i cili pasi mbajti ushtarakët për më shumë se tre orë mes sheshit në këmbë, iku në Durrës pranë Gjushit, mikut të Niçes së Shijakut. Por këtu nuk do ketë njerëz që humbin ndjenjat. Janë të gjithë të ulur në karrige, janë drejtorët e Rilindjes të majmur që u shkëlqen fytyra nga shpenzimi i parasë së krijuar nga korrupsioni dhe afera.
Ka edhe pensionistë të “lumtur” që mjaftohen me rritjen 200 lekë të pensionit në muaj dhe mbajnë radhën për të dëgjuara Ramën. Çfarë nuk po ndodh në Durrës. Të qeshura të forta të zyrtarëve nga shakatë e “kripura të Duçes”. Bota virtuale e Ramës vijoi me disa batuta të tmerrshme totalisht të dala jashtë sensit logjik dhe në këtë pikë ai e kapërceu “përroin psiqik”, duke shkuar në patologji.
Por sërish duatrokitje, brohoritje dhe delir para Edi Ramës dhe Vangjush Dakos. Dy personazhet që përfaqësojnë sot pushtetin e vërtetë që Shqipërisë.