• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/Konsumatorët nismë për të braktisur produktet e Conad…

08:11 : 28/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Me dhjetra mesazhe në rrjetet sociale pasqyrojnë probleme që konsumatorët kanë hasur me cilësinë dhe çmimin e produkteve që shiten te CONAD.

Komentet janë postuar në faqen e rrjetit të supermarketeve në rrjetet sociale, ku më parë ishte postuar një njoftim i kompanisë kundër një aktivisti të shoqërisë, që kishte denoncuar problemet me ushqimet e blera në Conad.

Mes postimeve të shumta, gjen ankesa lidhur me çmimet, ku kompanisë i kërkohet që kundrejt çmimeve të larta që ka, të garantojë edhe produkte me cilësi.

Ajo që bie në sy është fakti se 100 % të komenteve në faqen e Conad janë negative ndaj produktive dhe shërbimeve që afron kompania.

Një qytetar tjetër ankohet për mënyrën sesi reagojnë punonjësit e Conad, kur dikush denoncon apo shpreh një ankesë.

Lexo edhe:

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

Në një tjetër koment, një qytetar ngre pretendimin se produktet, p.sh kosi, nuk ruhet në kushtet optimale, pasi megjithëse ai është brenda datës së skadencës, sërisht nuk mund të konsumohet për shkak të thartësisë.

Një qytetar shprehet se bukën e merr në qese plastike, madje ajo vendoset në një paketim të tillë, sapo buka del nga furra. Qytetari në fjalë e cilëson këtë shumë të dëmshme për konsumatorin.

Reagimi i Conad

Conad ka reaguar lidhur me denoncimin dhe thirrjet publike të Ilir Ciko për ta mbështetur në gjyqin që ka me këtë kompani.

“Një person publik dhe aktivist qytetar, Z.Ilir Ciko, i është drejtuar me një ftesë publike qytetarëve për ta mbështetur në një proces gjyqësor që ka me kompaninë Conad Albania.

Z.Ciko është paditur për shpifje dhe dëmtim imazhi nga Conad Albania, lidhur me disa informacione që ka publikuar në datën 2 Shkurt, në faqen e tij në rrjetet sociale, duke aluduar për manipulime të qëllimshme të Conad Albania, me etiketat e produkteve, për të maskuar cilësinë e madje edhe çmimin e tyre.

Conad_Albania tregoi transparencë të plotë ndaj rastit, duke shpjeguar se për produkte të tilla si kërpudha, për të cilën pretendonte Z,Ciko se bëheshin manipulime në etiketim, apo produkte të tjera si frutat dhe perimet, nuk vendoset në etiketë afat skadence. Për këtë arsye, as ligji shqiptar e as ai europian nuk e kërkojnë një gjë të tillë. Ndaj dhe Conad nuk mund të korrigjonte në etiketë diçka që nuk ekzistonte.

Por, për shkak të ndjeshmërisë së madhe të qytetarëve ndaj ushqimeve, shkrimi i Z.Ciko atëkohë mori shumë vëmendje, vëmendje të cilën ai sot e konsideron si një konfirmim për akuzat e tij.

Fakti që këto shpifje gjejnë jehonë në mediat sociale, nuk do të thotë se ato janë të drejta. Përkundrazi, këto janë një arsye më shumë që ne të kërkojmë drejtësi për dëmtimin e imazhit tonë. Conad Albania është gati të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe kostot, në çdo rast kur klientët shprehin me të drejtë pakënaqësi me produktet tona.

Për këtë arsye, ju kujtojmë të gjithë klientëve, që për çdo problem që mund të konstatojnë në dyqanet tona, të njoftojnë menjëherë personelin.

Por ne nuk pranojmë kurrësesi të marrin përsipër kostot e shpifjeve, aq më shumë kur ato bëhen me qëllim që të dëmtojnë imazhin tonë. Sepse nuk mund të pranojmë që të hidhet baltë mbi punën e qindra njerëzve që punojnë ditë e natë, duke sjellë në Shqipëri një standart të BE-së, sa i takon cilësisë së produkteve ushqimore, por edhe shërbimit dhe marrëdhënies korrekte me klientin. Ne bëjmë gjithçka për të qenë transparentë me klientin.

Por, ne do të bëjmë gjithçka edhe për ta mbrojtur punën tonë dhe për të mos lejuar përhapjen e panikut mes klientëve, përmes alarmeve të padrejta e të rreme, apo më keq, të sponsorizuara për arsye të ndryshme.

Në një shtet ligjor liria e një personi mbaron aty ku cënohet liria dhe e drejta e dikujt tjetër. Për këto arsye, tashmë çështja i ka kaluar gjykatës, e askush prej palëve nuk ka përse kërkon përkrahës”, thuhet në reagimin e CONAD.

 

 

Etiketa: conadkonsumatoreushqime

Lajme të lidhura

SHENDETI

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

22:50 : 20/06/2025
SHENDETI

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytyr në varfëri! Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

14:18 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
SHENDETI

Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni tension të ulët të gjakut

08:34 : 04/06/2025
Para

FOTO/ Opozita proteston para Kuvendit, qindra policë rrethojnë godinën…

TË GJITHA

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com