• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse Arta Marku nuk duhet të kandidojë për Prokurore e Përgjithshme

10:12 : 25/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më 19 mars, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në shumë media është raportuar se një nga kandidatet do të jetë dhe Arta Marku, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme aktuale.

Që prej dhjetorit 2017, kur i mbaroi mandati ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, prokuroria drejtohet nga Arta Marku, e cila u zgjodh në mënyrë anti-kushtetuese, vetëm me votat e shumicës sociliste. Ky votim u mbështet në “opinionin ligjor” hartuar nga misionet e ndihmës juridike EURALIUS dhe OPDAT. Në këtë opinion, ata argumentonin (në mbështetje të qeverisë) se meqë emërimi i Markut ishte i përkohshëm, posti i saj mund të konsiderohej i ngjashëm me postin e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm. Për këtë arsye, nuk është e nevojshme miratimi i saj me shumicë të cilësuar prej 84 votash në kuvend. Për shkak të këtij interpretimi të dyshimtë ligjor, i cili nuk mund të gjykohej nga Gjykata Kushtetuese e cila që atëherë e kishte humbur kuorumin, Marku, po ashtu, nuk kishte nevojë të kalonte procesin e vetingut përpara se të emërohej.

LEXO EDHE:
Faqet e para/ Ja çfarë shkruajnë sot gazetat, e hënë 25 mars 2019
Siç kemi argumentuar gjerësisht më parë, emërimi i Markut si Prokurore e Përgjithshme “e Përkohshme”, një funksion që nuk ekziston në kodin ligjor shqiptar, e lejoi atë, qeverinë dhe ndërkombëtarët të merrnin të gjitha përfitimet : tashmë kishin dikë që mund të vepronte si Prokuror i Përgjithshëm, megjithëse ligjërisht nuk ishte.

Kjo situatë çoi në vendime të shumta të Markut të cilat ishin jokushtetuese. Sipas ligjeve të reja të hyra në fuqi bashkë me reformën në drejtësi, Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të transferojë ose shkarkojë prokurorët e tjerë, kjo është një e drejtë që i përket KLP-së.

Meqë KLP-ja nuk ishte formuar ende, Marku i ushtroi këto të drejta në vend të KLP-së, megjithëse ndërkombëtarët i qëndronin fjalës se Marku do të ishte vetëm “e Përkohshme” dhe do të kishte vetëm kompetencat e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm dhe prandaj nuk do të mund të ndikonte në strukturën organizative të Prokurorisë.

Lexo edhe:

Pritet përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

Në të gjitha anët që ta vështrosh situatën, ajo ishte e paligjshme në një mënyrë ose në tjetrën. Ose Marku ishte “si” një Prokuror i Përgjithshëm i rregullt dhe në këtë rast emërimi i saj ishte jokushtetuese; ose ajo ishte “si” një Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm dhe në këtë rast vendimet e saj ishin të paligjshëm. Këto pyetje dolën gjithashtu dhe gjatë procesit të saj të vetingut, kur përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs e pyeti Markun për vendimet e saj për ndryshimet në prokurori. Sidoqoftë, Marku nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të tij.

Kushtetuta është shumë e qartë: Prokurori i Përgjithshëm mund të emërohet vetëm për një mandat, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kjo e lë KLP-në, gjithmonë në rast se Arta Marku do të kandidojë, me dy opsione: ose ta lejojë Markun si kandidate apo jo.

Nëse KLP lejon kandidaturën e Markut, kjo do të thotë se nuk e konsideron atë aktualisht si Prokurore të Përgjithshme, gjë që nënkupton se shumë nga vendimet e saj që nga dhjetori 2017 kanë qenë të paligjshme dhe antikushtetuese. Nëse KLP nuk lejon kandidaturën e Markut, kjo do të thotë se ajo ishte në fakt një Prokurore e Përgjithshme, që do të thotë se emërimi i saj ishte jokushtetues.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë kurrë në gjendje të shprehet për ngërcin ligjor, vendimi i KLP-së, nëse Marku mund të kandidojë për postin, mund të na e sqarojë pak më tepër situatën.

Me këtë vendim, ne do të dimë nëse ajo është emëruar në kundërshtim me Kushtetutën, ose nëse ka shkelur ligjin gjatë kohës që është në detyrë. Në secilin rast, ajo nuk duhet të pranohet si kandidate për t’u bërë Prokurore e Përgjithshme “e vërtetë” e ardhshme./EXIT.AL/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pritet përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

17:22 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025
BOTA

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025
Para

110 milionë për Koulibaly:Klubi elitar e kërkon

TË GJITHA

Pritet përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

17:22 : 20/08/2025

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com