• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Ditën e Verës në Përmet, shijon ‘dyfish’ me recetat dhe ushqimet tradicionale

10:03 : 14/03/2019
në NDRYSHE

Lexo edhe:

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

Dita e Verës është parë thuajse gjithmonë si një festë e veçantë në Shqipëri, por që dashje pa dashje e kemi lidhur në mënyrë krejt të veçantë e thuajse ekskluzive me qytetin e Elbasanit. Në fakt, ka dhe zona të tjera të Shqipërisë, ku Dita e Verës është po aq e bukur dhe karakteristike. Një prej tyre është qyteti i Përmetit, ku këtë vit “Slow Food Përmet Albania” do të organizojë një festë të veçantë.
Gatime tipike dhe tradita të kësaj feste do ta bëjnë Përmetin, mikpritës të njerëzve të ndryshëm për dy ditë me rradhë, në 13 dhe në 14 mars. Por cilat janë traditat dhe zakonet e festimit të kësaj feste në qyetin e vogël jugor?

Ditën e Verës, merret një degë thane, me të cilën “goditet” tre herë trupi i pjesëtarëve të familjes, në mënyrë që thana të kalojë fuqinë e saj në trupin e tyre. Gjithashtu futet në shtëpi një tufëz bar i njomë dhe ujë burimi, simbol i mbarësisë dhe pastërtisë. Fëmijët zgjohen herët për ritualin e Ditës së Verës, ngrënien e vezës së lyer me lëpushkat e qepës që t’u skuqen faqet dhe të rriten të shëndetshëm. Me ujin e vezëve, nënat u pastrojnë sytë të vegjëlve, si urim për një zgjim të shpejtë dhe lutje që fëmijët të mos bëhen dembelë, por punëtorë si baballarët e tyre.
Gjatë festës përgatitet një zjarr me degë dëllinje dhe gjyshet thonë se fëmijët duhet ta kapërcejnë zjarrin që t’u largohen të këqiat.
Muzika popullore dhe të gjitha këto festime mirëpresin me dashuri dhe përkushtim dy mikesha të dashura: Pranverën dhe Verën!
Të gjitha këto tradita do të vijnë përmes një menuje të veçantë nga “Slow Food Përmet”, të cilët u bëjnë thirrje të gjithëve që të vallëzojnë dhe të festojnë me ta, duke kontribuar kështu sadopak për agrobiznesin dhe prodhuesit e vegjël të zonës.

Menuja e Ditës së Verës në Përmet
(Me çmime simbolike për të ndihmuar organizatorët në realizimin e eventit)
Vezë fshati të ziera në ujë dhe lëpushka qepe – 25 lekë
Tavë me lëpjetë guri dhe lulëkuqe – 50 lekë
Qofte të rrema – 20 lekë (3 qofte)
Kulaç i rrokullisur nga kodra – 20 lekë
Byrek me hithra – 40 lekë
Kole me vezë fshati dhe djathë dhie – 150 lekë (2 vezë)
Këmbë dhie me oriz dhe lakra të egra – 100 lekë
Domate të thara të kaluara në tigan – 20 lekë (4 copë)
Përvlak – 20 lekë
Bobole të ziera në dorje – 20 lekë
Kulaçka të ëmbla me finjë – 10 lekë
Petulla me mjaltë, arra dhe bajame – 50 lekë (2 copë)
Qumështor me kulloshtër – 30 lekë
Gliko arre – 40 lekë (2 kokrra)
Verë e bardhë Debinë – 80 lekë
Verë e kuqe Shesh i Zi – 80 lekë
Raki Moskat – 50 lekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025
SPORT

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

14:08 : 08/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025
AKTUALITET

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025
RAJONI

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025
BOTA

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025
Para

VIDEO/ ‘Befasia’ çon në pranga babë e bir, sekuestrohet lëndë narkotike dhe …

TË GJITHA

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

14:08 : 08/06/2025

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com