Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përball dje zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërsa në përfundim të njohjes me to e konsideroi hetimin ndaj tij si politik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përball dje zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërsa në përfundim të njohjes me to e konsideroi hetimin ndaj tij si politik.
Për më shumë së 16 muaj, Prokuroria për Krime të Rënda hetoi për Tahirin, ndërsa vendosi ta marrë të pandehur për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”. tahiri1
Referuar hetimeve, ato bazohen në përgjigjet e letër-porosive të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia. Sipas prokurorëve të çështjes, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, gjatë këtyre muajve hetime, ka rezultuar se ish-ministri në bashkëpunim edhe me tre ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji, prej 1 viti në arrati për të njëjtat akuza, kanë lehtësuar me veprimet dhe mosveprimet e tyre veprimtarinë kriminale të grupit të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të afërm të ish-ministrit.
Në kërkesën për gjykim, Prokuroria rendit një sërë provash dhe ngre pretendime të lidhjes së afërt të Tahirit me kushërinjtë e tij. Hetimet nisën pas përgjimeve italiane ndaj grupit të Habilajve, ku përmendet edhe Saimir Tahiri, si një person që kishte vënë Policinë në gatishmërinë e tyre. Më tej, sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se sistemi i doganave ka qenë i kontrolluar nga personi nën hetim, duke mos bërë regjistrimin e disa shtetasve, në këtë rast të vëllezërve Habilaj, por jo vetëm.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas nuk regjistroheshin në asnjë pikë kufitare. Një pikë tjetër, që, sipas Prokurorisë përbën fakt, është edhe mjeti me të cilin është bërë edhe udhëtimi për në Greqi i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe të miqve të tij. Mjeti lundrues në momentin që ka ardhur nuk është dokumentuar dhe ka pasur parregullsi në regjistrimin e tij.
Ka qenë pikërisht ky mjet, me të cilin është bërë udhëtimi për në Greqi, i drejtuar nga Saimir Tahiri dhe në këtë episod të hetimeve futet në lojë edhe Artan Habilaj. Në momentin që mjeti është prishur në Greqi, ka shkuar Artan Habilaj i cili ka telefonuar një punonjës të Policisë dhe së bashku kanë shkuar në Greqi me mjetin tip “Audi”.
Aty, Artan Habilaj ka lënë makinën dhe vetë është kthyer me mjetin lundrues për në Shqipëri. Për procedurat e marrjes së mjetit, për ta çuar atë në një servis në Itali është paraqitur i pandehuri i drejtësisë italiane, Moisi Habilaj.
Një tjetër fakt i Prokurorisë është edhe peshkarexha “Fatima”, ky mjet lundrues ka qenë nën përgjim ambiental nga autoritetet italiane. Në përgjimet e përfituara nga ky episod trafiku dëgjohet Moisi Habilaj ku i shpjegon mikut të tij se si e gjithë Policia është në krahun e tyre.
Nga kostumi tek “Audi”, çfarë u gjet në përgjime
Përgjimet dhe hetimet e autoriteteve italiane janë edhe një provë e fortë e Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërsa pas publikimit të tyre u nis edhe një hetim për ish-ministrin e Brendshëm. Një nga momentet që janë përgjuar i takon datës 1 janar 2014 në makinën tip “Mercedes” me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ku ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar”. Në këtë përgjim, ata thonë se “Saimiri” kërkon diamante për gruan. Nga këto përgjime, shtetasi Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit:
– Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin… që e kishte kështu… kostumin…
– E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?
…Një gjerdan që kushton 15.000 euro…
– Po përveç Sokolit që mori para për punën, Saimiri nuk donte para. Është e qartë, sepse… me ata… dhe i dha… gjerdan me diamante”.
Ndërkohë, në një fragment tjetër të zbuluar nga përgjimet, Maridian Sulaj flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm, që Tahiri ia shiti Artan Habilajt dhe me të cilin rezulton se ka udhëtuar në drejtim të Greqisë. Përgjime mjedisore brenda automjetit
tip “BMV 320” me targë BZ 140 JR, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj.
Biseda është përgjuar në orën 06:46, datë 10.10.2014, ndërsa automjeti ishte në lëvizje. Maridian Sulaj komenton me Avdul Sulajn dhe Klajdi Sulajn, i thirrur Mili, si edhe
me një burrë shqiptar për targat aktuale shqiptare.
Maridian: Presidenti e ka 01, Kryeministri e ka 02… 03 pra është “Audi” që ka Artani… që e kishte ai… kushëriri ynë… vetëm ata e kanë.
Avdyli: E mirë janë targa të veçanta.
Maridian: A targa të veçanta… (fjalë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhënë ai…
Burri: Cili Artan?
Maridian: Ishte i kushëririt tonë, ai, Kryeministri vëlla… si quhet? Çfarë është tani ai.
Maridian: Po ai është ministër i Brendshëm.
Avdul: Targat e qeverisë u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.
Maridian: Po ai ia ka dhënë Artanit me gjitha dokumentet, ta marrë dreqi! Çfarë thotë ky, shiten. Ua heqin, është e tij personale o vëlla.
Për “Audi”-n që Tahiri u shiti Habilajve flitet edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Enea Sulajt dhe burrit të paidentifikuar. Burri e pyet Enean, nëse Moisiu ka ndërmend të shesë “Audi”-n. Enea i përgjigjet me pyetje: “Audi”-n? Jo, atë nuk e shet… në fillim do të bëjë detyrën Saimiri dhe pastaj …Saimiri ia ndryshon “S”… merr ndonjë tjetër për të marrë. Enea vijon më tej, duke u shprehur se makina është e shtetit. Në vendim theksohet se bëhet fjalë për “Audi”-n A8 që Tahiri ua shiti Habilajve, por përgjatë muajve në vijim, ai udhëtoi me të në disa raste jashtë vendit. /PANORAMA/