• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat italiane zbulojnë plantacionet e drogës në Shqipëri/ Hashashi shqiptar ka përfunduar në Bruksel… (Foto+Video)

19:17 : 01/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mediat italiane vijojnë ti kushtojnë vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, veçanërisht pas nisjes së protestave opozitare dhe zbardhjes së përgjimeve mbi blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare nga zyrtarë të partisë së Kryeministrit Edi Rama.

“Opozita vazhdon të mbushë rrugët me protesta në Shqipëri. Vazhdojnë akuzat për qeverinë e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me trafikantët e drogës. Kryeministri nga ana tjetër pretendon se ka luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës. Simbol i prodhimit të hashashit deri para pak vitesh në Shqipëri ishte Lazarati. Nga atje, ka nisur rrugëtimin e saj korrespondentja jonë Laura Tangherlini për të kërkuar gjurmët e drogës nëpër Shqipëri”, e nis reportazhin televizion, Rai Neës.

Për të vërtetuar që në Shqipëri mund të gjesh me të vërtetë drogë, ka udhëtuar drejt Jugut të vendit gazetarja e Rai Neës, Laura Tangherlini.

Reportazhi

“Opozita vazhdon të mbushë rrugët me protesta në Shqipëri. Vazhdojnë akuzat për qeverinë e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me trafikantët e drogës. Kryeministri nga ana tjetër pretendon se ka luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës. Simbol i prodhimit të hashashit deri para pak vitesh në Shqipëri ishte Lazarati. Nga atje, ka nisur rrugëtimin e saj korrespondentja jonë Laura Tangherlini për të kërkuar gjurmët e drogës nëpër Shqipëri”.

Lexo edhe:

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Laura Tangherlini ndodhet në zemër të Lazaratit, fshatin që e përshkruan kështu: “Lazarati është bastion i së djathtës. Deri pak vite më parë ishte baza e kultivimit dhe trafikimit të hashashit. Në 2014 policia ndërmori një aksion të madh për të zhdukur këtë bimë dhe gjërat ndryshuan. Nga e kaluara kanë mbetur muret e larta pas të cilave mbretëronin gjethet e hashashit. Ky është Lazarati dikur mbret i drogës sot është gati-gati një vend fantazëm”.

Nuk mungojnë as dëshmitë e banorëve, disa prej të cilëve pranojnë se e kanë kultivuar hashashin, por pa marrë ndonjë fitim të madh.

“Jeta këtu është përkeqësuar shumë. Më parë ishte e zhvilluar bujqësia, tani tokat kanë mbetur djerrë. Tani s’ka punë për asnjë. Fajin e kanë politikanët që thonë mos bëni atë që bëjmë ne. Ata thonë bëni çfarë ju themi ne”, thotë njëri nga banorët.

“Unë kam tre fëmijë dhe nipër kemi vetëm pensionin tim për të jetuar. Më përpara punoja në fusha me bime medicianale”. E pyetur nëse këtu mbillej hashash ajo thotë: “Nuk është e vërtetë, ka ardhur policia dhe nuk ka gjetur gjë. Arrestimet ishin të padrejta”.

“Ne vërtetë jetonim më mirë, por bënë mirë që e hoqën hashashin. Megjithatë mënyra se si policia ndërhyri ishte shumë brutale. Ishte e vërtetë që kishte fitim por shkonte tek politikanët dhe tek të tjerët. Ne na mbeteshin vetëm thërrime”, thotë një tjetër banor.

I pyetur nëse ka kultivuar edhe ai, qytetari e pranon por shton se: Po të kisha kultivuar shumë tani do isha e pasur. Shihni gjë ju këtu? Ku i kam?”

Gazetarja e Rai-t Laura Tangherlini vazhdon xhiron e saj nëpër fshat edhe gjen disa tunele që përdoreshin si magazina për drogën, të cilat tani kanë mbetur bosh. “Aty shohim vetëm pula”, shprehet ajo.

Tangherlini vijon: “E ndërsa shohim me vëmendje magazinat e braktisura takojmë pronarin e tyre. Ai na thotë se ky biznes vazhdon, mund t’i gjejmë shenjat diku në Tepelenë”.

Tangherlini merr rrugën drejt fshatrave të Tepelenës. “Shkojmë në Tepelenë, ka burra që na presin, na ftojnë për kafe. Ata thonë që aty nuk kultivohet drogë por nga ana tjetër shtojnë se nuk janë spiunë”. “Ka mbaruar droga këtu, kishte para dy vitesh”, i thotë një banor i zonës.

– Ku ta gjej tani?

– Nuk e di, përgjigjet ai

“Ai na jep fjalën që ka ende magazina droge, shkon të flasë me një mikun e tij që të na e tregojë, por kthehet duarbosh. Ka ndryshuar mendje. Miku i tij nuk do të flasë, madje e ka kërcënuar të mbyllë gojën”.
Rrugëtimi i gazetares vazhdon në tre fshatra të tjera të Tepelenës, përgjigjet janë pothuajse të njëjta.

“Iku droga, deri në 2016 kishte. Ndërhyri shteti”, i thotë një tjetër banor.

Kurse një tjetër tregon me gisht malin për të na thënë se pikërisht atje ishin plantacionet e drogës.

Ndërsa një tjetër na thotë se droga nuk është më këtu. Ka përfunduar në Bruksel.

E pavarësisht këtyre dëshmive, gazetarja italiane arrin të gjejë një furnitor që i sjell një qese me hashash. Ai tregon se droga ka qëndruar rreth një vit në shtëpinë e tij, pasi nuk ka pasur treg shitjeje.

Ja ku mund ta ndiqni reportazhin e RAI

http://www.rainews.it/dl/rainews/media/albania-droga-16d4ad8a-accd-4d68-86d3-4df9b62986e3.html?fbclid=IwAR2N7hAscdwO4OnnndpDxEpXLwoxRCcesEhbqzuSqgS8BBsEMH9NQyR3N9c

Etiketa: drogareportazhShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

18:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:14 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Kur u tregojmë miqve në Europë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri, u duket e pabesueshme

21:51 : 03/06/2025
AKTUALITET

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

20:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (VIDEO)

17:38 : 02/06/2025
Para

Çfarë po ndodh në Tirana-Partizani, ambulanca futet në fushë

TË GJITHA

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump: Do jemi të ashpër ndaj të dy shteteve nëse konflikti nuk ndalon

19:12 : 05/06/2025

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

18:57 : 05/06/2025

“Broja i duhet Shqipërisë, por të përmirësohet”, sugjerimi i Josës: Kjo është zgjidhja e duhur për të!

18:57 : 05/06/2025

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025

Do të fitojë 25 mln euro në sezon, Inzaghi prezantohet te Al Hilal: Ndihem i privilegjuar!

18:35 : 05/06/2025

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com