• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dekriminalizimi” drejt dështimit, Prokuroria zbulon vetëm 1 rast për vitin 2018

08:20 : 24/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Viti 2018 shënoi numrin më minimal të rasteve të zyrtarëve në shkelje së ligjit “Për dekriminalizimin” në 3 vitet e ekzistencës së tij.

Në bazë të statistikave zyrtare rezulton se Prokuroria e Përgjithshme, institucioni kyç në zbatimin e këtij ligji, ka përcjellë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vetëm 1 rast gjatë të gjithë vitit të kaluar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një përgjigje zyrtare drejtuar “Boldnews.al”, deklaron se “numri i subjekteve që ka përcjellë Prokuroria e Përgjithshme, pas verifikimeve të nisura prej saj kryesisht për vitin 2018 apo me kërkesë të KQZ-së, për të cilat është konstatuar shkelja e ligjit është 1 rast, për të cilin KQZ është shprehur me vendimin nr. 20, dt. 16.04.2018”.

Lexo edhe:

Firma e PD “bllokon” kandidatët për “rinumërimin”/ Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve

‘Treni bullgar’ në Peqin? Celibashi rrëzon PD: Nuk është evidentuar asnjë rast

“Boldnews.al” verifikoi rastin konkret dhe konstatoi se, nëpërmjet këtij vendimi nuk është lejuar emërimi i një anëtari të Këshillit Bashkiak në Mirditë, për shkak të problemeve ligjore.

Gjithësesi ky rast është shumë pak, krahasuar me pritshmëritë në zbatimin e ligjit “Për dekriminalizimin”. Ai u miratua në vitin 2015, si një iniciativë e Partisë Demokratike në opozitë, me qëllim pastrimin e Parlamentit dhe administratës së lartë publike nga të zgjedhur apo zyrtarë me të shkuar kriminale.

Partia Socialiste në maxhorancë, pavarësisht rezistencës së saj, u detyrua të pranojë miratimin e ligjit “Për dekriminalizimin”, pas ndërhyrjes së partnerëve ndërkombëtarë.

Pak muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, rezultat ishin pozitive. Për shkak të “Dekriminalizimit”, gjatë viti 2016, humbën mandatin disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të pushtetit lokal, si edhe një numër i madh zyrtarësh në nivele të ndryshme të administratës.

Trendi pozitiv i goditjes së ligjit u ruajt edhe gjatë vitit 2017. Në Rezolutën për aktivitetin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2017, miratuar në mesin e vitit 2018, Parlamenti i Shqipërisë kontaton se “…për 252 subjekte ka rezultuar se kanë deklaruar të dhëna të pavërteta/të rreme në formular..”.

Po në të njëjtën rezolutë, Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme që gjatë vitit 2018 “të ndjekë në vazhdimësi rastet që lidhen me ligjin ‘Për Dekriminalizimin’, me qëllim sigurimin e pastërtisë së figurës së punonjësve publikë…”.

Përkundër kërkesës së Parlamentit, Prokuroria e Përgjithshme ka qenë thuajse inekzistente gjatë vitit 2018, të paktën në verifikimin e zyrtarëve të zgjedhur në pushtetin qëndror apo lokal.

KQZ, në përgjigje të një kërkese dërguar në mënyrë elektronike nga “Boldnews.al”, deklaron se “Nuk ka asnjë rast për të cilët KQZ ka kërkuar verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë vitit 2018”.

Gjithashtu, KQZ konstaton edhe një problematikë në komunikimin ndërmjet institucioneve.

“Për një rast të vetëm, KQZ ka kërkuar gjatë vitit 2018 informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme, në lidhje me rezultatet e thelluara të dërguar në vitin 2017, por ky informacion nuk na është vënë ende në dispozicion”.

Ligji për “Dekriminalizimin” ngarkon institucionet kushtetuese, KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme detyrën për të kryer verifikimin e zyrtarëve publikë, lidhur me të shkuarën e tyre.

Në bazë të këtij ligji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryen verifikimet paraprake për zyrtarët e zgjedhur. Në rastet kur e konsideron të nevojshme, KQZ kërkon verifikim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme, institucioni i vetëm që mund të komunikojë me autoritetet e huaja gjyqësore.

Nga ana tjetër, ligji parashikon që Prokuroria e Përgjithshme të kryejë verifikimet në bazë të kërkesave të institucioneve të ngarkuara me ligj për verifikim paraprak. Por, ligji e ngarkon Prokurorinë që të kryejë verifikime edhe me iniciativë të tij.

Për vitin 2018, KQZ deklaron se ka kryer 76 verifikime, ndërkohë që ka vendosur ndërprerjen e mandatit për dy deputetë, rezultatet e të cilëve u përcollën nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2017, si edhe largimin nga detyra të dy anëtarë këshillash bashkiakë.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kthyer përgjigje mbi një kërkesë zyrtare për statistika lidhur me zbatimin e ligjit për “Dekriminalizimin”, të dërguar në rrugë elektronike nga “Boldnews.al” pak muaj më parë.

Etiketa: dekriminalizimKQZprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Firma e PD “bllokon” kandidatët për “rinumërimin”/ Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve

13:11 : 31/05/2025
AKTUALITET

‘Treni bullgar’ në Peqin? Celibashi rrëzon PD: Nuk është evidentuar asnjë rast

16:48 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Shkeljet janë evidente”/ Aulon Kalaja i kërkon KQZ-së rinumërimin e votave në Durrës

11:20 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Administrimi i zgjedhjeve skandaloz”, Koka: Celibashi të hetohet për shpërdorim detyre

19:23 : 29/05/2025
AKTUALITET

Kandidatët e PD kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

21:09 : 28/05/2025
AKTUALITET

Ankimimi për Kukësin/ KAS rrëzon tre kërkesa të PD, pranon dy! KQZ: Nuk pati parregullsi

20:54 : 27/05/2025
Para

Qiraja në Tiranë, ku ia vlen të blesh apartament për investim

TË GJITHA

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com