• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të mundet “Rr. e Elbasanit” të heqë vizat e opozitës në emër të “Stabilokracisë”?

15:45 : 21/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

 

Nga Boldnews.al

Në 2-3 vitet e fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë është munduar të ruajë pushtetin e Edi Ramës, me qëllim ruajtjen e të ashtuquajturës “Stabilokraci” në Shqipëri.

Mekanizmi i zgjedhur ka qenë kërcënimi me refuzimin apo heqjen e vizës së udhëtimit në SHBA për zyrtarë politikë dhe të sistemit të drejtësisë.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

Gjatë mandatit të ambasadorit Donald Lu, ky mjet presioni pati efekt. Opozita u detyrua që të votojë Reformën skandaloze në Drejtësi, vetëm që të mos gjendej para bllokimit të hyrjes në SHBA.

Ky bllokim do të përkthehej në opinionin publik shqiptar si një refuzim i opozitarëve nga partneri më i madh ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, ky mjet presioni, i përdorur rëndom nga “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, e humbi shumë shpejt efektin. Refuzimi apo bllokimi i vizave amerikane u shfrytëzua nga disa zyrtarucë të ambasadës Amerikane në Tiranë, përfshirë Donald Lu. Ai e përdori këtë mjet shantazhi për këdo që nuk i bindjej vullnetit të tij apo që kundërshtonte Edi Ramën.

Në ditët e fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje të forta kundër protestave të dhunshme në Tiranë dhe kundër dorëzimit të mandateve. Por opozita, e cila është distancuar nga dhuna, nuk ka hequr dorë nga “djegia” e mandateve parlamentare.

Hapi i radhës nga Ambasada Amerikane pritej të ishte heqja e vizave për opozitarët, në tentativën e fundit për të ruajtur “Stabilokracinë”. Të paktën kështu ka shpresuar Edi Rama dhe Rilindja e tij.

Por, a do të munden diplomatët amerikanë në Tiranë të bindin shefat e tyre në Uashington që të vendosin heqjen e vizës “në bllok” për deputetët opozitarë?

Ky skenar duket i pamundur. Jo vetëm për shkak të masivitetit, por sidomos për shkak se efekti i kësaj mase nuk do të ndikojë aspak në vendimin e partive opozitare për ndërmarrjen e kësaj lëvizje “in extremis”.

Drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë të qartë që largimi formal nga Parlamenti nuk do të përkrahej nga Ambasada Amerikane, e cila synon ruajtjen e “status-quo-së” në Shqipëri dhe Ballkan.

Drejtuesi opozitarë e kishin të qartë se Ambasada Amerikane mund t’u refuzonte ose bllokonte vizat për të udhëtuar përtej oqeanit. E, megjithatë, ndërmorën lëvizjen e tyre të fortë, pasi kjo vlerësohet zgjidhja e vetme përballë pushtetit arrogant të Edi Ramës, të karakterizuar nga përfshirja në korrupsion dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar.

Protestat e opozitës, shoqëruar me dorëzimin e mandateve parlamentare, janë konsideruar si përpjekje për të rikthyer parimet e demokracisë në Shqipëri. Ambasada Amerikane, deri më tani, është munduar të ruajë “Stabilokracinë”, me pasojë forcimin e pushtetit autokratik të Edi Ramës.

Tashmë që opozita shqiptare po ndërmerr hapa të fortë për demokracinë, a ka më vend për të mbrojtur “Stabilokracinë”? Zhvillimet duket se anojnë nga e drejta e opozitës, e mbështetur nga pjesë më e madhe e qytetarëve shqiptarë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025
SPORT

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
Para

Basha mesazh ndërkombëtarëve: Dorëheqja e Ramës vetëm fillimi, unë nuk do pranoj kurrë...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com