• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njolla me bojë blu e opozitës dhe njolla e zezë e korrupsionit

10:04 : 16/02/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE


Edhe piktori më amator e di që, po të përziesh bojën blu me atë mavi rezultati nuk ndryshon, po mavi mbetet, ndoshta pak më e thellë dhe me më pak shkëlqim.

Ndaj boja blu, e përdorur si gjest revolte prej nënkryetarit të Kuvendit nga opozita, me të cilën njollosi Kryeministrin e Rilindjes me ngjyrë mavi, nuk ndryshon asgjë, as e dobëson e as e turpëron dhe as e shkund qeverinë. Sa do motive të ketë ai, mbetet një akt ordiner politik, i një teatri politik banal që luhet prej kohësh në Parlamentin shqiptar herë tek e herë dyshe nga palët, të shquar tanimë për memecëri politike dhe mbushur me bullizëm.

Fatkeqësisht, ky akt prolog i protestës së të shtunës përpara Kryeministrisë, zuri vend të pamerituar në publik, shumë më tepër se njolla e madhe dhe e errët ekorrupsionit për të cilën foli troç, pa gjuhë diplomatike, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, në një takim me biznesin, vetëm dy ditë përpara kësaj seance në Kuvend. Përfaqësuesja e kancelares Merkel, të cilën aq shumë e ka për zemër dhe mburojë e mban Rilindja, e tha shkoqur se “për fat të keq, shpesh investitorët kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo ‘fair’ dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri”.

Kjo deklaratë nuk është e rastësishme, por vjen së pari si kulm i një situate të pandryshuare të thelluar korrupsioni me tregues të dukshëm alarmantë.

Në Indeksin e Sundimit të Ligjit, të publikuar nga “World Justice Project”, Shqipëria është në vendin e 93 nga 113 shtete, me 0.35 pikë, duke u përfshirë në listën e 20 vendeve më të korruptuara në botë.

Lexo edhe:

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e prillit të vitit të kaluar, u shpreh se “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.

Në rezolutën e muajit tetor, Komisioni Europian tregonte qartë “se mbetej i shqetësuar nga niveli i lartë i korrupsionit, ritmi i ngadaltë në vazhdimësi dhe moseficenca në sistemin e drejtësisë dhe faktin se mangësitë në sundimin e ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend”.

Ky korrupsion kaq i lartë dhe gjithëpërfshirës po bëhet gjithmonë edhe më i rrezikshëm dhe me kosto të lartë. Këtë e pohon MONEYVAL, mekanizmi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, i cili është shprehur se “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale”.

Kostos së korrupsionit i mëshon edhe BERZH, i cili ka matur se bizneset në Ballkan, mes tyre dhe Shqipëria, humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të korrupsionit.

Po kush e paguan këtë korrupsion? Qeveritë që mund të rrëzohen, krimi apo biznesi? Paraja mund të rrjedhë prej tyre, por koston e paguajnë më të varfrit. Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert”, në një studim të fundit për rajonin, ka gjetur se korrupsioni ka rritur pabarazinë ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Ambasadoren gjermane në Tiranë nuk e dëgjuan veshët e duhur. Por zëri i saj do të shumëfishohet atë ditë, kur në verën e këtij viti, BE do të shprehet për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë. Por mesazhi duket i qartë se Shqipëria sot, nuk është ende Shqipëria e së nesërmes për në BE, e cila ka vendosur luftën ndaj korrupsionit sinjë nga kriteret më të panegociueshme që duhet plotësuar. Frika nga humbja e trenit të radhës në BE dhe se korrupsioni shtetëror po mban peng shoqërinë, do të duhet të jetë frika jonë më e madhe. Për momentin, boja blu e protestës së opozitës duket e padukshme në njollën e errët të korrupsionit që ka mbuluar vendin./Monitor/

Etiketa: bojakorrupsioniRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
Para

Paralajmërimi nga Fieri/ Deputeti i PD: Policia mos bëjë gabimin e pafalshëm… (video)

TË GJITHA

Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

09:13 : 24/10/2025

Reshjet e shiut dhe era e fortë rrëzojnë pemën, bllokohet rruga në Shkodër

09:04 : 24/10/2025

Akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

08:56 : 24/10/2025

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

08:48 : 24/10/2025

Luftëanije, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta

08:41 : 24/10/2025

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com