• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Korrupsioni në Shqipëri, OSBE: Situata më e rëndë se 2 vite më parë

21:10 : 31/01/2019
në POLITIKE

Transparency International publikoi dy ditë më parë rezultatet e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vend të 99-të mes 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në këtë indeks.

Shqipëria shënoi 36 nga 100 pikë gjithsej, duke humbur dy pikë në krahasim me vlerësimin e vitit 2017 dhe tri pikë në krahasim me atë të vitit 2016.

Kjo renditje negative ka bërë që ambasadori i OSBE në Tiranë të flasë në mënyrë të hapur për përkeqësimin e situatës duke drejtuar gishtin nga qeverisja e vendit.

‘Mungesa e progresit në luftë kundër korrupsionit mbetet një nga problemet më serioze që ndeshet në shumë vende të botës, duke dobësuar sistemet demokratike dhe duke dobësuar kështu besimin e qytetarëve në proceset demokratike.

Korrupsioni e gërryen besimin publik dhe e shtrembëron rritjen ekonomike në demokracitë e reja. Fatkeqësisht, shumica e vendeve të Evropës Juglindore kanë pësuar regres në krahasim me një vit më parë. Prirja negative në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013 dhe 2016’, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së Ambasadori Bernd Borchardt.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

Në mënyrë të drejtpërdrejtë ai thotë se vendi shihet si më i korruptuar gjatë dy viteve të fundit. ‘E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri’, tha Borchardt. ‘Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë’.

Ambasadori Borchardt tha se reformat e ndërmarra, përfshirë këtu vetingun në sistemin e drejtësisë, duhen realizuar, si dhe të ngrihen institucionet e reja kundër korrupsionit: ‘Presim me padurim themelimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformave në drejtësi dhe reformave kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit’.

Ai theksoi po ashtu rolin që mund të luajnë qytetarët edhe shoqëria civile në këtë drejtim: ‘Qytetarët shqiptarë duhet ta refuzojnë dhe denoncojnë korrupsionin pranë organeve qeveritare. Po ashtu, shoqëria civile duhet ta monitorojë vazhdimisht jetën publike në vend dhe të raportojë rregullisht sa i përket çdo çështjeje lidhur me korrupsionin, duke e mbajtur këtë temë në qendër të vëmendjes së publikut, si dhe duke mbështetur zhvillimin e legjislacionit, institucioneve dhe ekspertizës së fushës’. ‘Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen që prirja pozitive që ekzistonte prej vitit 2013 e më tej u përmbys në 2017-ën dhe u përkeqësua më tej në vitin 2018. Ne mbetemi të përkushtuar që ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit’, tha në fund Borchardt.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025
AKTUALITET

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025
BOTA

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
Para

Shqiptari i shpëton mrekullisht dy herë vdekjes

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com