• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Flas me ty Agim Neza ! -Nga Artan Fuga

19:28 : 28/05/2016
në OP-ED

Ti ike para disa ditësh fizikisht nga kjo Tokë e rrëmujshme, hileqare dhe e zhurmshme. Edhe budallaqe…

Ike në qetësinë tënde duke e lënë trupin atje larg në Amerikë brejtur nga kanceri…

E mbajmë trupin me vete, të pabesin, i rëndë gur, me dekada mbi supe, dhe nuk dihet se ku do ta lëshojmë miku im i paharruar Agim Neza, kolegu im. Ku do ta lëshojmë ne apo ku do të na lëshojë ai ne!

Unë nuk e kam zakon të flas me të vdekurit. Nuk e di se ku është shpirti i tyre, mister i madh, dyshimtar i mënçur sikurse ishe për cdo fakt dhe informacion, si gazetar, as ti nuk e dije sa kohë flisnim bashkë në facebbok, ti atje në spital, unë këtu në Tiranaburg.

Por, me ty flas duke biseduar me veten time. Te unë je, është e sigurt. Unë nuk e di se çfarë mendove e ndjeve atë sekondën e fundit që të gjithë do ta kalojnë, të pasur, e të varfër, të fortë e pa pushtet, të ndershëm dhe mashtruesa, me të cilët ironizoje aq bukur në tavolinat tona.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Sa shumë cigare pije! Jo për kritikë, por cigarja të tradhëtonte që ti ishe i mëncur, në një farë mënyre i kishe larë hesapet me këtë botë dhe e shihje me nënqeshje dhe ironi të bardhë, pa të keq, me ndjenjë humori, sepse e kishe kuptuar se çfarë ishte. E jetoje vëllai im, nga lart, ti që kishe gjithçka që duhej për një njeri të vërtetë, vetëm kryelartësi jo.

Ishe Verior miku im, por sepse më dukeshe poaq beratas sa jam unë, poaq tiranas sa jam unë, po aq gjirokastrit a mirditor sa jam unë, shqiptar që e donte Shqipërinë prandaj ja thoshe të metat. Nuk fyeve kurrë njeri, nuk rrëshkite kurrë nga logjika e faktit në shkrimet e tua mbëthyese. Nuk u lavdërove kurrë ndonëse ishe i pari në këtë botë universitare që nise rrugën e komunikimit. E profesionit të komunikimit.

Ty do të përkujtojnë universitarët, gazetarët, punonjësit e komunikimit. Mos ki merak, dhe nëse nuk folën publikisht, sepse ndofta kanë qenë të zënë duke komunikuar, një mendim në kokë u ka kaluar për ty. Iku edhe Gimi – kanë thënë me trishtim dhe madje frikë.
Kot të flas për heroizmat që kemi bërë bashkë. Të gjithë në raste vdekjeje kështu flasim. Cfarë i do bëmat hileqare të kësaj bote! Ti ike dhe në atë sekondën e fundit besoj se dyshimin tënd plot mend për misteret, që nuk zbuluam e nuk zbulojmë dot e davarite. Ke parë të vërtetën në sy. Por, nuk e thua dot. Ndofta e vetmja e vërtetë që nuk e the dot, nuk ma the dot.

Nuk t’u ndodha pranë atje. Ndjesë. Por për komunikimin tonë mendoj kur ti ishe sëmurë. Ta shihja kokën në facebook duke bërë komente të mëncura. Me kancer ishe dhe nuk mungoje të më shkruaje : Jepi, Tani, kusur mos u ler mashtruesve ! Mendoja : Sonte Gimi qenka ngritur nga shtrati, qenka më mirë. Pastaj të harroja për ca kohë shkrirë në miliona shpirtra që enden edhe pas vdekjes në botën virtuale.

Veç kur më shkruaje përsëri, lexoje gjithçka.
Ike atë ditë në Amerikë me urgjencë. Familja e gjithë u ngrit në këmbë për ta ndërprerë jetën këtu në Atdhe, vetëm ti të shëroheshe, ose të paktën të jetoje pak më gjatë. Cfarë sakrifice sublime. Ti e meritoje miku im.
Të jepja shpresa kur flisnim a shkruanin pothuajse shpesh. Të tregoja raste gënjeshtarë kur njerëz të shëruar nga kanceret ishin ribërë sportista, lëre pastaj gazetarë e profesorë. Dhe ti bëje sikur i besoje. Lufto ! – të thosha do të fitosh. Dhe pastaj ngrihesha nga kompjuteri me ndjenjën e mirë të një gënjeshtre të dobishme që bëja për mikun tim atje larg në Amerikë, në kushedi se çfarë shtrati duke vuajtur.

I verdhë ke qenë kohët e fundit miku im. Kujtoja nga cigarja.
Pupulisje sytë sikur ja kishe frikën pabesive të kësaj bote, po, po, të tradhëton edhe gjëja jote, trupi. Kështu jemi bërë ne njerëzit.

E ndjeva se po të ikte trupi nga duart kur një ditë më shkrove se në ndeshjen me kancerin deri tani je në barazim. Ishte një natë me shi ajo.

Iku edhe Gimi – mendova. Ma dha vetë lajmin e vdekjes së tij. Ma shpjegove me humor të hidhur si një ndeshje futbolli. Barazim me vdekjen ! Mos, thash, në këtë finale, kur të vijë rradha e penalltive, vdekja është një lojtar që nuk humbet asnjë. E ka të fituar ajo shtriga!

Dhe nuk u ndjeve më. Ike me lemeri atje në Amerikë, familja jote gjithashtu, dhe atë ditë më kërkove leje që do të largoheshe e nuk e bëje dot mësimin. Edhe para ikjes nga kjo botë, fillimisht po ikje nga Shqipëria, more leje… Ky ishe ti.

Ike nga kjo botë fillimisht me avion, pastaj u bëre gjuhë komunikimi në Internet, u bëre fjalë në eter, qenie virtuale në ekran dhe pastaj ike fare… Sikur nuk doje të shqetësoje njeri. Pak e nga pak, butë, sikurse silleshe.

Flas me ty i dashur Gim dhe sytë i kam tani me lot sot, këtë të shtunë e të dielë do të mbaj zi për ty, flas me veten time. Sot e nesër, jo atë ditë kur ike. Pse vdekja do të përcaktojë marrëdhënien time me ty, komunikimin tonë??? Do të na përcaktojë kohën e shpirtit??? Mjaft dhe shumë e ka zotërimin e trupit. Bën pjesë te unë ti, i paharruar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Olta Gixhari ndahet nga i dashuri? (Foto)

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş