• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paligjshmëria e Arta Markut/ Gjykata: Prokurorët e shkarkuar të rikthehen tek Krimet e Rënda

15:52 : 27/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata Administrative, në dy procese të ndryshme gjyqësore, ka shpallur të paligjshëm vendimet e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, për transferimin e disa prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Në një vendim të pak ditëve më parë, gjykata administrative vendosi të shpallte të paligjshëm urdhërin e Arta Markut për “transferimin” e prokurorit Ols Çela nga Krimet e Rënda në atë të Beratit.

Mesditën e së Mërkurës, një tjetër trupë gjykuese, shpalli gjithashtu të paligjshëm “transferimin” në prokurorinë e Pogradecit të i ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Lexo edhe:

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

Prokurorja Sonila Muhametaj, e cila u transferua në mënyrë anti-ligjore në Pukë, u tërhoq nga padia e saj, pak para se të jepej vendimi. Prokurorja e mori këtë vendim pasi Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, vendosi të tërhiqej nga “internimi”, duke e caktuar Muhametajn të ushtrojë funksionin në prokurorinë e Tiranës.

Tre prokurorët ishin pjesë e një debati ligjor dhe procedurial të zhvilluar në mesin e Shtatorit në Prokurorinë për Krime të Rënda. Disa prej prokurorëve u përplasën me drejtuesen e tyre, Donika Prela, për shkak të një procedure të paligjshme që ajo kishte vendosur të zhvillonte për çështjen “Shullazi”.

Në këtë debat ndërhyri Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e cila urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për 10 prokurorë, ndërkohë që për tre prej tyre vendosi “transferimin”.

Prokurorët “e transferuar” përmes procedurës anti-ligjore e ankimuan urdhërin e Arta Markut në Gjykatën Administrative. Kjo e fundit, pasi shqyrtoi ankesat e prokurorëve Ols Çela e Besim Hajdarmataj, konstatoi se vendimet e Kryeprokurores së Përkohshme ishin tërësisht në kundërshtim me ligjin.

Mandati 1-vjeçar i Arta Markut në krye të Prokurorisë Shqiptare është karakterizuar nga përplasjet me prokurorë të ndryshëm. Ajo u zgjodh në krye të institucionit të Akuzës, vetëm me 69 votat e maxhorancës socialiste, në një seancë të zhurmshme, në Dhjetor të vitit 2017.

Pasi mori mandatin, ajo nisi lëvizje të shumta në radhët e prokurorëve, përkundër asaj që kishte premtuar në Parlament se do të “vendoste rregull” në institucion. Lëvizja më e komentuar ishte transferimi i prokurorit Hajdarmataj për në Pogradec.

Hajdarmataj ishte prokurori që drejtonte hetimet kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si edhe kundër disa grupeve kriminale, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me zyrtarë të niveleve të larta.

Aktualisht, Kryeprokurorja e Përkohshme nuk i ushtron më kompetencat, të cilat ia kishte uzurpuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Pak ditë më parë u konstituua KLP, e cila ka përgjegjësinë për emërimin, transferimin dhe penalizimin e prokurorëve.

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025
HOROSKOPI

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025
BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025
BOTA

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025
Para

Ligji antishpifje/ Pesë shoqata të medias për të drejtat e njeriut: Projektligjet bien ndesh me Kushtetutën

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com