• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Burri im nuk është trafikant”, deklarata që “bindi” Donika Prelën të pushonte hetimin “1.7 ton”

20:01 : 16/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

“Bashkëshorti im nuk është trafikant”, ka deklaruar noterja vlonjate Valbona Meçaj në Prokurorinë për Krime të Rënda të drejtuar nga Donika Prela, e cila po hetonte për trafikun e 1.7 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë.

Kjo deklaratë ka “bindur” prokurorët, të cilët në Qershor 2018 kanë vendosur të lirojnë Ariel Meçajn nga akuza e “trafikut të narkotikëve” dhe ta akuzojnë vetëm për “moskallëzim krimi”.

“Boldnews.al” ka raportuar edhe më parë për veprimet e dyshimta të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me hetimin e një rasti trafiku narkotikësh, të ndodhur në Shkurt 2017. Pasi ka hetuar për më shumë se një vit, Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi për gjykim Ariel Meçaj, të akuzuar për “trafik narkotikësh”.

Lexo edhe:

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

Gjyqtari i seancës paraprake, megjithëse vlerësoi cilësinë e provave në ngarkim të të akuzuarit, e riktheu dosjen në Prokurori, për shkak të disa problemeve proceduriale. Gjithashtu, gjyqtari kërkoi nga prokuroria që të pyeste edhe bashkëshorten e të akuzuarit, për të plotësuar të gjithë kuadrin hetimor.

Në zbatim të kërkesës së gjykatës, prokuroria, e cila tashmë kontrollohej nga Donika Prela, pyeti bashkëshorten e të pandehurit Ariel Meçaj. Ashtu siç edhe pritej, Valbona Meçaj, deklaroi para prokurorëve se “bashkëshorti i saj nuk ishte i përfshirë në trafik narkotikësh”. Ajo ka treguar se në këtë rast trafiku, emri i burrit të saj është përfshirë në mënyrë të padrejtë dhe se personi përgjegjës është një shtetas tjetër, i cili ka vdekur në mars 2018.

Këto deklarime familjare, siç rezulton në aktet hetimore, kanë zeruar të gjithë provat konkrete që kishte arritur të siguronte prokuroria për rreth 15 muaj hetime. Noterja Valbona Meçaj, nën menaxhimin e avokatit Erjon Laze, kunatit të deputetes Ermonela Felaj, iu “betua” prokurorëve se Ariel Meçaj nuk ishte trafikant. Ajo u paraqit para hetuesve, pasi bashkëshorti i saj kishte vendosur t’i shmangej drejtësisë. Mesa duket, ai qëndroi në arrati, derisa familjarja i tij dhe familjari i Felaj të sistemonin gjërat në prokurorinë e drejtuar nga mikesha e deputetes, Donika Prela.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për trafikun e 1.7 ton kanabis në Shkurt 2017, kohë kur autoritetet greke, gjatë një ndjekje të një skafi në det, zbuluan 1.7 ton kanabis. Në këtë skaf gjendeshin 3 persona, të cilët braktisën skafin në bregun e Karaburunit dhe u larguan me shpejtësi drejt tokës.

Nga tre persona që dyshohej se ishin në atë skaf, dy prej tyre u gjetën të vdekur rreth dy muaj pas kësaj tentative trafiku. Një i hetuar i tretë nga Krimet e Rënda, Ariel Meçaj, nuk u arrit të arrestohej. Në skafin e trafikut u gjetën, ndër të tjera, pasaporta dhe karta e identitetit të Ariel Meçaj, si edhe telefoni që ai kishte përdorur në atë kohë.

Por, këto prova, si edhe të tjera të siguruara gjatë hetimit, u rrëzuan vetëm nga deklarimi “i ndjerë” i bashkëshortes së tij: “Më besoni, Ariel Meçaj nuk është trafikant”.

Prokuroria e Donika Prelës, ndryshe nga hija e Rëndë që ka, në këtë rast u tregua shumë e ndjeshme ndaj të akuzuarit për trafikun e 1.7 ton kanabis sattiva.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025
AKTUALITET

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar, në kërkim vëllai i tij/ EMRAT

08:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

‘Liria ka emër’, sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

08:34 : 17/10/2025
Para

Zbardhet ligji i ri/ Ja si ndryshojnë pensionet

TË GJITHA

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025

Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar, në kërkim vëllai i tij/ EMRAT

08:58 : 17/10/2025

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025

‘Liria ka emër’, sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

08:34 : 17/10/2025

Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës

08:27 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com