• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studenti Geri Braho: Ja çfarë ndodh në universitetet tona, pse nuk bëhet vettingu i pedagogëve

18:07 : 10/12/2018
në AKTUALITET

Në krye të ministrisë së Arsimit, duke i lënë dorë e lirë të bënte revolucion në arsimin e lartë, u vu një mësuese matematike, me notë mesatare 5.9. Pas pesë vitesh, studentët janë në udhëkryqin e jetës, duke dalë në protesta masive kundër tarifave të larta të studimit, vetting pedagogëve, kushte më të mira në konvikte e auditore dhe më shumë të drejta përfaqësimi në senate e fakulteteve.

Problem nuk mbetet vetëm ministrja Lindita Nikolla, por strategjia e asimit të lartë, që ka degraduar në arrogancën e pedagogëve që kërkojnë para e favore seksuale për provimet, ndërhyrjen e politikës, apo kushtet skandaloze që të rinjtë detyrohen të marrin “dije”.

Një nga studentët që ka kryer studime në universitetin prestigjioz në Gjermani Geri Braho, në një reagim në facebook tregon gjendjen në të cilën janë katandisur universitet shqiptare, ndërsa bën thirrje që kjo situatë duhet të ndryshojë në mënyrë urgjente, ku vettingu i pedagogëve është njëra prej sugjerimeve të tij, ndërsa ngre shqetësimin se studentët ekselentë që kanë studiuar jashtë vendit nuk kanë asnjë hapësirë për të dhënë kontributet, pasi gjithçka është nën kontrollin politik dhe një grupi pedagogësh të lidhur me ta.

“Kam disa kohë që jam kthyer nga studimet në Gjermani (Friedrich Schiller University Jena), por më kujtohet mjaft mirë periudha ‘e errët’ kur studioja ne Shqipëri, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Më kujtohen sfidat që ndeshja për t’u larguar jashtë vendit për një edukim të vërtetë e cilësor, për meritokraci. Diferenca midis Universitetit ku unq studioja në Gjermani dhe Universitetit këtu në vendin tim është si nata me ditën. Pedagogë të korruptuar, pedagogë që kqrkonin favore seksuale, pedagogë me doktoratura të anuluara, auditore pa ngrohje e pa kushtet minimale, mungesë artikujsh shkencorë”-thotë Braho.

Por kjo situatë nuk ishte për të gjithë studentët, të privilegjuarit ishin fëmijët e profesorëve, që i kthyen universitetet publike në shërbim të interesave personale apo partiake. “Mundësi bursash e trajnimesh vetëm për fëmijët e pedagogëve, pedagogë që kërkonin t’i blije librat me detyrim nëse doje të kaloje, pedagogë që bënin presione, pedagogë që tregonin qartazi bindjet e tyre politike, pedagogë me libra të përkthyer me google translate (libra prestigjiozë si Lehninger Principles of Biochemistry), pedagogë që i kerkonin paratë në Euro e nëpër zarfe pasi ishte periudhë vere dhe i leverdiste të paguanin udhëtimet jashtë vendit”-shprehet Braho

Lexo edhe:

Fier/ Vranë kryefamiljarin dhe inskenuan vdekjen e tij, mbërrijnë në gjykatë nënë e bijë

U hodh në det e nuk u kthye më/ Akoma asnjë shenjë jete nga 57-vjeçari portugez

E gjithë kjo situatë nuk u pa nga qeveria. Ramës i erdhi si “rrufe në qiell të hapur” revolta studentore, por masakra me univesritetet duke u marrë dinjitetin brezit të ri, tashmë ka kapur pikën ku durimi ka sosur. “Shoh studentë sot që kanë pasur ndonjë mik në departamentet përkatëse e nuk ja bëjnë dot mikut që të dalin në protestë, sepse për veten e tyre kanë qenë rehat. Po ata studentët e tjerë që nuk kishin njohje? Pse duhet të ketë njohje gjithsesi?! Është Universitet”-shkruan Braho.

Për të është i vështirë të realizohet një Vetting në sistemin universitar, ndonëse është zgjidhja kryesore. “Ata që do përzgjidhen për të qenë lektorët e së ardhmes do të jenë ata aplikantet e shkretë pa mik që vijnë të motivuar nga universitetet Europiane e ata që do të pezullohen do të jenë këta ‘Big-ët’ e pacënueshëm të Universiteteve”-pohon Braho.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ Vranë kryefamiljarin dhe inskenuan vdekjen e tij, mbërrijnë në gjykatë nënë e bijë

12:38 : 28/07/2025
AKTUALITET

U hodh në det e nuk u kthye më/ Akoma asnjë shenjë jete nga 57-vjeçari portugez

12:30 : 28/07/2025
BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
AKTUALITET

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025
AKTUALITET

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025
Para

Studentët zbulojnë axhendën, ultimatum Edi Ramës: Presim deri në orën 16:00

TË GJITHA

Fier/ Vranë kryefamiljarin dhe inskenuan vdekjen e tij, mbërrijnë në gjykatë nënë e bijë

12:38 : 28/07/2025

U hodh në det e nuk u kthye më/ Akoma asnjë shenjë jete nga 57-vjeçari portugez

12:30 : 28/07/2025

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

11:22 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com