• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia tronditëse/ Si më masakroi Fatmi Xhafaj në burgun e Krujës

21:52 : 05/12/2018
në AKTUALITET

Valbona Duka Maloku është një nga viktimat e represionit të asaj kohe. Në memorien e saj, është e freskët dhuna e ushtruar në zyrë nga hetuesit e kohës, që për ironi ishte Fatmir Xhafaj.

‘Kujtoj se unë mbas asaj kohe fillova punë në fermë se duhet të mbaja motrën dhe vëllain se ishin në shkollë. Fillova në fermë, një ditë prej ditësh më erdhi xhipi atje. Xahari e kishte emrin ai vendi. Më tha brigadieri hip sipër se ka ardhur policia me të marrë. Shkova unë atje dhe më mori Fatmir Xhafaj në pyetje. Ishte hetuesi i vëllait tim’, – shprehet për Top Story Valbona.

Historia nis me arrestimin e vëllait të Valbonës, në shtator të vitit 1985. Këtu nis edhe saga e vuajtjes së familjes Duka.

‘Kur vdiq Enver Hoxha në ’85-ën, ky me shokët kishin ngrit dolli gjoja se ka vdekur Enver Hoxha, kanë pirë raki. Dikush i spiunoi dhe e arrestuan, e dënuan 19 vite. Ditën që do martohej e arrestuan, më 22 Shtator’, tha Duka.

Valbona rrëfen më tej, se hetuesi Fatmir Xhafaj, e ka dhunuar si dhe i ka kërkuar florinjtë e familjes, që as nuk ezkistonin. Një terror i tmerrshëm psikologjik dhe fizik.

Lexo edhe:

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

U paraqit në spital i plagosur, 48-vjeçari me plagë në këmbë: Aksidentale, po pastroja armën e zjarrit

‘Si në kohën e Enverit, edhe presion kishte. Ma ka bërë këtë krah Fatmir Xhafaj..duke më pickuar, kallëzo se ku i ke lënë florinjtë e kallëzo se ku do shkoje me vëllain’, tha Duka.

Ajo akuzon se Xhafaj i mori gjithçka, madje edhe rrobat e trupit.

‘Erdhi policia në shtëpi si xhelatët, morën edhe rrobat, syndukun me rroba, me rrugica, me gjithë gjilpënat në të. Shkojsha pyesja ku janë rrobat e mija. Ka qenë një dyqan DND e ka pas emrin në rrugën e Kalasë. Shkoj e pyes atje e më thanë i ka blerë Fatmir Xhafaj me Kujtim Lulin të gjitha rrobat e mija’, tha Valbona.

Pas kësaj, Fatmir Xhafaj, përpilon dosjen hetimore, që do të ishte fatale për familjen Duka. Ata do të internoheshin familjarisht 25 kilometra larg Krujës, në fashtin Bruz-Mal.

‘Më datë 16 Maj na kanë internuar, pas dy ditësh baba na vdiq. Këtu është vendi ku na ka vdek baba, dha shpirtin, i pushoi zemra të shkretit. Xhanazëm nuk e prunë në Krujë se thanë është i dënuar, kemi ardhur ne ëktu në fshatin Bruz-Mal’, rrëfen Valbona.

Top Story udhëtoi drejt fshatit Bruz-Mal, ku shumë familje kanë vuajtur internimin.Rrugës, Top Story identifikon monumentin kushtuar 90 vajzave krutane, të cilat u hodhën nga ai që sot quhet Shkëmbi i Vajës, për të mos rënë në duar të pushtuesve turq. Top Story solli rrënoja, të cilat janë gjithçka që kanë mbetur nga banesa ku familja Duka ka kaluar vitet e internimit.Motra e Valbona Duka, Liliana rrëfen për Top Storyn ditën më të bukur të jetës, e cila iu kthy në një makth të vërtetë.

‘Atë ditë që kam lindur çunin, unë linda çunin familjen e kanë internuar. Pas dy ditësh babai mua më vdiq. Edhe kemi ardhur me makinë të nesërmen, kemi ndenj deri në 12 të natës atë ditë që na ka vdek baba në Krujë. Kemi ardhur me një Zis, kam ardhur me fëmijë të vogël 2-ditësh në krah. Unë prisja me më ardh mama në maternitet sit ë gjithë, nuk më erdhi dhe e mora vesh mbrapa se më kanë internuar robt’, shprehet Liliana.

Fatmir Xhafaj i kishte rrënuar jetën familjes Duka. Valbona, e cila dha intervistën për Top Story, pranon me përgjegjësi çdo akuzë të bërë ndaj hetuesit të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

‘Ça leverdie kam, pse të rrej? S’kam asnjë arsye pse të gënjej. S’kam pse gënjej, jam duke thënë vetëm të drejtat, të vërtetat’, tha Valbona.

Prej rënies së komunizmit, sot Valbona ka ndërtuar jetën e saj në Gjermani, duke lënë në harresë vuajtjet e asaj kohe.

‘Unë kam ik në ’90-ën, nuk jetoj këtu, kam ik me ambasadat. Banjo në Gjermani, kam 28 vite. Kam 16 vite që punoj në bashki’, rëfen për Top Story Valbona.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025
AKTUALITET

U paraqit në spital i plagosur, 48-vjeçari me plagë në këmbë: Aksidentale, po pastroja armën e zjarrit

21:59 : 25/05/2025
BOTA

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i Jashtëm gjerman: Nuk do ta lejojmë të vazhdojë luftën

21:50 : 25/05/2025
RAJONI

Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën

21:42 : 25/05/2025
AKTUALITET

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

21:22 : 25/05/2025
AKTUALITET

Berisha përgjegjës për humbjen? Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

21:14 : 25/05/2025
Para

"Topi i Artë" nuk mjafton, Reali gati të largojë Luka Modriçin

TË GJITHA

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025

U paraqit në spital i plagosur, 48-vjeçari me plagë në këmbë: Aksidentale, po pastroja armën e zjarrit

21:59 : 25/05/2025

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i Jashtëm gjerman: Nuk do ta lejojmë të vazhdojë luftën

21:50 : 25/05/2025

Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën

21:42 : 25/05/2025

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

21:22 : 25/05/2025

Berisha përgjegjës për humbjen? Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

21:14 : 25/05/2025

Si t’i ruajmë sa më gjatë kastravecat në frigorifer dhe të qëndrojnë të fortë

21:06 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com