• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zjarri në Kaliforni, ulet numri i të humburve rritet numri i të vdekurve

23:26 : 21/11/2018
në BOTA

Zjarret në Kaliforni nuk po dinë të ndalen. Deri më tani janë zyrtarisht 81 të vdekur teksa një lajm i mirë vjen nga të zhdukurit ku nga 1200 ka zbritur në 900.

Numri i të zhdukurve ka ulje ngritje nga dita në ditë.

Fakti që numri i personave të zhdukur është rritur në mënyrë dramatike vjen ngaqë lista është vetëm një vlerësim i përgjithshëm. Ajo u përpilua nga zyra e sherifit lokal, i cili u bazua në thirrjet telefonike që njerëzit kishin bërë që nga fillimi i zjarrit për të gjetur të afërmit e tyre. Sherifi Kory L. Honea thotë se informacionin ai e bën të ditur sapo e merr, për shkak të urgjencës së krizës. Kjo do të thotë se informacioni në dispozicion është i dobishëm, por jo i përsosur. Vetëm të martën, zyra e sherifit Honeas tha se informacioni që kishte tregonte për 195 njerëz, por në sekretarinë telefonike ishin regjistruar edhe 171 persona të tjerë që i shtoheshin listës së personave të humbur.

Disa njerëz që ishin evakuuar kanë qenë në listë. Të tjerë mendojnë se numri është më i madh, sepse shumë prej atyre në listë janë të vdekur. Autoritetet kanë refuzuar të thonë publikisht se sa prej të zhdukurve nuk u dihet fati, por disa që kanë përjetuar flakët thonë se numri do të vazhdojë të rritet.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

“Unë them se ky numër nuk është më pak se 150 deri 200 persona,” thotë Pastor Josh Gallagher i Kishës së Aleancës Parajsore.

“Njerëzit u futën në pyll,” tregon pastori Ghallagher për ditën kur zjarri që goditi Paradison, qytet prej 26,000 banorësh pothuajse i shkatërruar nga flakët. “Ata ikën me vrap, të ndjekur nga flakët dhe kjo ishte e tmerrshme”, thotë ai. Pastori Gallagher thotë se ndërsa ende nuk e di me siguri fatin e çdo anëtari të kishës së tij, dy prej atyre që ishin regjistruar si të zhdukur u paraqitën në kishë. Sheriff Honea ka thënë se shumë njerëz nuk e dinë se e kanë emrin të regjistruar në listë.

Mungesa e informacionit të besueshëm ka nxitur krijimin e një rrjeti të personave të zhdukur. Anëtarët e familjes dërgojnë fotografi të të dashurve të tyre në në Facebook dhe në grupe të tjera. Në terren, listat e gjata të shkruara me dorë të emrave dhe numrave të telefonit mbulojnë bordet e mesazheve në qendrat e evakuimit.

Zjarri parashikohet të mos jetë plotësisht i përmbajtur deri më 30 nëntor, por Pastor Gallagher thotë se të shpërngulurit, shumë të pastrehë, tashmë kanë filluar të përshtaten. “Normalitet i ri është duke u vendosur. Të jetosh në rimorkio, apo duke vendosur gjashtë familje në një shtëpi, tregon se kemi shumë punë për të bërë”, thotë ai

 

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Mësohet arsyeja se pse nuk funksiononin Facebook e Instagram

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com