• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti 239 faqe, Prokuroria apelon vendimin e Gjykatës për Ervis Martinajn

14:25 : 10/11/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre prokurorët që po hetojnë vrasjen në lokalin  ”Monopol” në ish Bllok të ndodhur 4 tetor, apelojnë vendimin e  gjyqtarit  të  TiranësArtan Gjermeni i  cili ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302 në rast se prokuroria nuk dorëzon prova të reja.  Report TV ka parë një kopje të ankimit në apel, ku kërkohet  masa  e “arrestit në burg pa afat” për Martinaj. Treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kanë dorëzuar kërkesën e apelimit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të dhënë nga gjyqtari Gjermeni, që caktonte masën “arrest me burg” 30 ditor për Martinaj.

Argumenti më i fortë që prokurorët kanë në dorë për këtë apel,  është ajo çfarë është gjetur brenda telefonit të Ervis Martinit, një celular I-Phone X të gjetur mbylur me passëord por që është hapur në kohë rekord nga eskperteët izraetikë pas kërkesës për të vepruar për llogarinë e prokurorisë shqiptare. Prokurorët pikërisht për këtë celular thonë se  janë evidentuar të dhëna të plota më rëndësi për faktet objekt hetimi. Sipas prokurorisë në procesverbalin e sekuestrimit pasqyrohet saktësisht fakti që aparati telefonik i sekuestruar të hetuarit Ervis Martinaj në ambientet e spitalit të traumës është pikërisht ai me IMEI qe perfundon me numera ”587”.

Ky celular është i rëndësishëm sepse sipas prokurorëve të çështjes nga ai aparat telefoni nëpërmjet applikacionit ”Telegram” është dërguar një mesazh për të thirrur disa persona ”që të vinin  menjeherë në lokalin e Redi Pupeskut të armatosur”. Por pikërisht ky element (një nga ata të përdorur për të kërkuar arrest në burg të Martinaj) është vënë nën  dyshim nga gjyqtari Artan Gjermeni i cili pretendon që prokuoria në fakt e ka paraqitur si celularin  e Elvis Martinaj një tjetër aparat celulari , që ka Imei  një numër që perfundon me ”580”.

Për këtë prokurorët sqarojnë se: “Argumenti i dhënë nga gjykata për numrin IMEI me tre numrat e fundit 580 është tërësisht i pabazuar dhe krijon një artificë kontradiktoriteti të paqënë në lidhje me faktet objekt hetimi”. Sipas prokurorisë: “Rezulton përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që aparati telefonik i sekuestruar personit nën hetim Ervis Martinaj  eshte një aparat telefonik marka Iphone, me kasë me ngjyrë të zezë, model X., nr. IMEI  tre numrat e fundit 587.

Lexo edhe:

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

Zjarr në Pilur të Himarës, pritet ndërhyrja nga ajri

Përmbajtja e këtij aparati telefonik, përfshirë materialet me foto dhe video, konfirmon faktin që ky aparat është aparati që i është sekuestruar të hetuarit Martinaj. Ky fakt nuk është vënë në diskutim dhe as është kundërshtuar në asnjë moment nga mbrojtësit e të hetuarit Martinaj. Nga ana jonë i është dorëzuar gjykatës materiali i plotë i përmbledhjes së ekstraktimit të të dhënave të evidentuara nga ekspertimi teknik-elektronik i aparatit telefonik”.

Bëhet fjalë për 239  faqe në të cilat përveç bisedave  të ndryshme në aplikacion ”Telegram” dhe ne whatsap,  janë listuar numra telefonikë memorizuar në aparatin celular , sms, foto dhe video që sipas prokurorisë tregojnë  lidhje të forta dhe të shumta me çdo pjesë të shoqërisë shqiptare që Elvis Martinaj  kishte  ndërtuar ndër vite.  Prokurorët në dokumentin e apelimit thonë:

“Nga të dhënat e administruara në hetim dhe të parashtruara në gjykim rezulton qartësisht se i hetuari Ervis Martinaj ka vepruar në pozicionin e organizatorit të rrethit të personave të tij, ku përfshihen edhe shtetasit e identifikuar deri në këtë fazë të hetimit si viktima Fabian Gaxha dhe i hetuari Eljon Hato, në ngjarjen e datës 4 tetor 2018”

Gjykata, theksojnë prokurorët, ka qenë tërësisht e paqartë edhe në lidhje me detyrat e lëna dhe provat që kërkon të administrohen brenda afatit 30 ditorë që skadon më 4 dhjetor.  Kjo pasi ata  vlerësohen se janë administruar të dhënat e mjaftueshme që krijojnë standartin e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale nga i hetuari Martinaj. Sipas prokurorëve gjykata ka kërkuar si kusht për të mos liruar Elvis Martinajn brenda datës 4 dhjetor, dorëzimin e një eskpertimi kontabël mbi pasurinë personale dhe familjare të tij, por  akoma deri në këtë moment prokurorët pretendojnë që nuk janë njohur me  objektin  dhe fushën  e mbulimit të këtij  akti ekspertimi kontabël, ndërkohë që shumë materiale janë  dorëzuar  gjykatës prej kohe:

“Si përfaqësues të organit të akuzës, edhe pse në mungesë të një akti ekspertimi kontabël kemi vënë në dispozicion të gjykatës një raport të përgatitur nga inspektorë të hetimit tatimor ku kanë dhënë një panoramë të përgjithshme të gjendjes pasurore të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, duke paraqitur edhe vlerën e fshehjes së të ardhurave deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për masë se sigurimi.  Në këto kushte mendojmë se kjo “detyrë” e caktuar nga gjykata është e ezauruar që në momentin e paraqitjes së kërkesës për caktim masë sigurimi dhe aktet bashkëlidhur”.

Prokurorët shpjegojnë se gjyqtari Artan Gjermeni  nuk ka marrë parasysh rrezikshmërinë shumë të lartë shoqërore të veprës penale te Elvis Martinaj. Pjesë e apelit është edhe mos marrja në konsideratë e rrezikut të  i ikjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale nga i hetuari për të cilin prokurorët thonë se i kanë sjellë prova të mjaftueshme që ai  ka në përdorim një pasaportë të Republikës së Kosovës me të dhëna të dyshuara të falsifikuara të shtetasit me gjeneralitetet Admir Koca. Një pasaportë që në rastin  e lirimit mund të ndihmonte  Elvis Martinaj për tu larguar jashtë vendit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

19:40 : 21/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në Pilur të Himarës, pritet ndërhyrja nga ajri

19:36 : 21/06/2025
AKTUALITET

Aksident me dy të plagosur në aksin Pukë-Shkodër

19:32 : 21/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Kishte fshehur 6 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. I sekuestrohen mijëra euro

19:29 : 21/06/2025
AKTUALITET

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

19:07 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Do ishte mirë të kishim qeveri teknike”, Lapaj: Nuk besoja se PS do kishte kaq mandate

18:48 : 21/06/2025
Para

Në divanin e psikanalistit, për të nxjerrë 'Kadriun' nga honet e Ramës

TË GJITHA

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

19:40 : 21/06/2025

Zjarr në Pilur të Himarës, pritet ndërhyrja nga ajri

19:36 : 21/06/2025

Aksident me dy të plagosur në aksin Pukë-Shkodër

19:32 : 21/06/2025

Itali/ Kishte fshehur 6 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. I sekuestrohen mijëra euro

19:29 : 21/06/2025

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

19:07 : 21/06/2025

“Do ishte mirë të kishim qeveri teknike”, Lapaj: Nuk besoja se PS do kishte kaq mandate

18:48 : 21/06/2025

Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

18:41 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com