• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dorëheqja e Merkelit mund të mos jetë fjala e saj e fundit

18:18 : 29/10/2018
në BOTA

Karikatura më e famshme gjeopolitike e “Punch” ishte “rënia e pilotit”, që tregonte se si kancelari i lodhur gjerman, Bismarku, po binte nga një anije e quajtur “Gjermani”, në vitin 1890, pas 28 vitesh si kancelar.

Angela Merkel ka qenë në krye të vendit për 13 vite dhe koha e largimit po i afrohet. Këtë mëngjes deklaroi se do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë CDU, duke krijuar kështu një pikë kthese në historinë e Europës dhe të Gjermanisë.

Duket se është një rregull pa përjashtime, që 10 vite janë mëse të mjaftueshme për të drejtuar një shtet të Europës moderne. Margaret Theçer dukej shumë dominuese pas triumfit në zgjedhjet e vitit 1979, por u largua vetëm një vit më pas. Gjenerali de Gol e udhëhoqi politikën franceze nga viti 1958 në 1968, dhe në vitin 1969 iku papritur.

Kur Felipe Gonzales i Spanjës dhe parardhësi i Merkelit, Helmut Kohl, u përpoqën ta zgjerojnë udhëheqjen e tyre me një tjetër dhjetëvjeçar, gjithçka nisi të shkojë papritur për ters, duke u dhënë shteg kundërshtarëve për të marrë pushtet.

Lexo edhe:

Sllovenia shpall “non grata” dy ministra izraelitë, shkak kriza humanitare në Gaza

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

Felipe Gonzales i Spanjës dhe parardhësi i Merkelit, Helmut Kohl

Të gjitha koalicionet e partive të mëdha në Europën e pas-viteve 1945 kanë pasur vështirësi të përballen me politikën e shekullit të 21-të. Partitë socialiste në Itali dhe në Francë zëre se kanë vdekur. Partia social-demokrate në Suedi ka humbur mbizotërimin që mbante prej disa dekadash. Partitë nacionaliste e populiste vazhdojnë të udhëheqin në vendet e Europës Lindore.

Të djathtat e qendrës në Francë, Spanjë e Itali, kanë rënë tashmë, dhe tani duket se e njëjta gjë po ndodh me socialistët dhe kristian-demokratët e Gjermanisë. Zgjedhjet parlamentare në Hesse, rajonin gjerman rrotull Frankfurtit, patën rezultate shumë të këqija për social-demokratët, njësoj si për Merkelin.

Karikatura më e famshme gjeopolitike e “Punch” ishte “rënia e pilotit”, që tregonte se si kancelari i lodhur gjerman, Bismarku, po binte nga një anije e quajtur “Gjermani”, në vitin 1890, pas 28 vitesh si kancelar.

Profesori Matthew Goodwin, i cili parashikoi mbërritjen e katër deputetëve të UKIP në zgjedhjet e vitit 2015, tani shkruan se Europën po e pushtojnë partitë nacionaliste, populiste e me qëndrim kundër emigrantëve. Ksenofobët nacionalistë në Suedi, Gjermani, Itali dhe Austri po dalin mirë. Po ashtu edhe të gjelbrit dhe të majtat ekstreme në Gjermani; Podemos në Spanjë; e majta e Jean-Luc Melenchon-it në Francë dhe Syriza në Greqi.

Europa pritet të ketë politikë shumë-partiake, si në Zvicër. Epoka e udhëheqjes nga një parti e vetme duket se i përket të shkuarës. Populizmi vjen në të gjitha format, jo vetëm nga e djathta.

Një nga arsyet se pse Merkeli humbi popullaritet, ishte vendimi për të hapur kufijtë ndaj miliona refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë që vinin nga shtete të shkatërruara si Iraku, Libia, Siria, si dhe me ardhjen e fondamentalistëve nga Afrika Sub-Sahariane. Në verën e vitit 2015, protestues në jug të Europës vizatuan mustaqet e Hitlerit mbi posterat e Merkelit, teksa protestonin trajtimin mizor të Greqisë, Portugalisë e Spanjës, nëpërmjet ideologjive ekonomike liberaliste, me shtrëngime taksash që vendoseshin nga Berlini dhe nga ndihmësit e tyre në Holandë, Finlandë, dhe qeveri të tjera ku politikat anti-ciklike dhe ato të Keynes janë tabu.

Një nga arsyet se pse Merkeli humbi popullaritet, ishte vendimi për të hapur kufijtë ndaj miliona refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë.

Merkel u bë shumë shpejt e preferuara e një Europe bujare e liberale, dhe mustaqet mbi buzët e saj u zhdukën. Por ajo nuk ishte konsultuar me qeveritë e vendeve fqinje, dhe priste që ata thjesht të pranonin një pjesë të refugjatëve afrikanë e arabë. Pasojat negative ishin të pashmangshme në Hungari dhe në Poloni. Në Gjermani, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u kthye nga një parti anti-BE, në një parti raciste, kundër emigrimit, që mori votat e CDU-së.

Merkel ka udhëhequr CDU-në që në vitin 2000 dhe kjo epokë mbaron tani. Vazhdimi si kancelare ka pak vlerë. Por jeta e saj politike mund të mos ketë mbaruar me kaq. Ajo ka thënë gjithnjë që sfida e saj e fundit ka qenë rimëkëmbja e Europës. Në Berlin dhe në Bruksel është folur që ajo mund të jetë presidentja e parë femër e Komisionit Europian, vitin tjetër, duke krijuar kështu një makro-Merkel që do të drejtojë një BE të reformuar, edhe pas Brexit-it. Kështu që, dorëheqja e sotme mund të mos jetë fjala e fundit që dëgjojmë nga kjo politikane mbresëlënëse.

Denis McShane, the Independent

Lajme të lidhura

BOTA

Sllovenia shpall “non grata” dy ministra izraelitë, shkak kriza humanitare në Gaza

20:38 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

20:30 : 17/07/2025
BOTA

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

20:20 : 17/07/2025
RAJONI

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

20:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

20:05 : 17/07/2025
SPORT

VIDEO/ Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës me Besiktas

20:01 : 17/07/2025
Para

Reagimi ndaj Berishës/ Basha i kthehet Ramës: Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën tënde

TË GJITHA

Sllovenia shpall “non grata” dy ministra izraelitë, shkak kriza humanitare në Gaza

20:38 : 17/07/2025

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

20:30 : 17/07/2025

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

20:20 : 17/07/2025

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

20:06 : 17/07/2025

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

20:05 : 17/07/2025

VIDEO/ Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës me Besiktas

20:01 : 17/07/2025

Presidenti i Brazilit sulmon Trump: Je zgjedhur si udhëheqës i SHBA-së, jo si perandori i botës

19:51 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com