Milani po luan në “San Siro” me Sampdorian ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.
Në pjesën e parë janë shënuar plot 4 gola, nga 2 për çdo skuadër.
Milani kaloi i pari në avantazh me Cutronen (17’), por miqtë përmbysën në 1-2 me golat e Saponara (21’) dhe Quagliarella (31’).
Higuain barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 86-të.