• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grekët financojnë mediat në Shqipëri/ Idrizi: Meta të mbledhë këshillin e sigurisë

12:46 : 20/10/2018
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i është rikthyer skandalit të blerjes së mediave në Shqipëria nga Greqia.

Idrizi i bën thirrje Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të hetojë fondet e ardhura nga fqinji për ‘manipulimin e opinionit publik.

Ai  ndër të tjera kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet

‘Kanë ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me tallje çamet. Nuk jemi në komunizëm por sot. Shumë media heshtin. Ne ngremë zërin kur ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë, ata heshtin. Disa heshtin dhe disa stigmatizojnë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

Kur dalin eksponentë të lartë grekë me flamurin asnjë nuk flet. Një pjesë e mediave hesht se është e blerë. Ne jemi në emergjencë

Të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Vetëm një muaj janë vënë mbi një milion euro po në shumë vite sa është kjo shumë. Kërkojmë nga Presidenti të zbulojnë qëllimin real të manipulimit të opinionin publik.

Janë një milion euro për një muaj. Nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare. Çfarë po bën prokuroria e Shqipërisë kur ajo e Athinës po heton për nxjerrje të sekretit grek’, u shpreh ai.

Deklarata e plotë e Shpëtim Idrizit:

Sot skenari i blerjes së nje pjese të mediave dhe opinionistëve nga ana e shtetit grek po zbardhet nga vetë mediat greke.

Ajo që ne lajmëruam disa muaj më parë po del para syve të shqiptarëve.

1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.

Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrëveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam për aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese të mediave shqiptare, e ku disa individë gjoja të paanshëm vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.

Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit ekzekutoheshin mandatet e PDIU-së, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatë u votuam nga 76 mijë Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çamëria mos të ekzistojë”.

Sot Athina i ka duart fort brenda në politikën shqiptare.

Kur kemi folur për idiotët e dobishëm të Athinës, e kishim  fjalën për ata të shitur që me pagesë apo pa pagesë janë bërë vasalë të Athinës dhe kanë frikë për pushtetin e tyre.

Sa e sa herë Athina zyrtare ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe na ka kërcënuar në rrugën tonë drejt BE-së, asnjë nga Qeveritarët tanë nuk flet e një pjesë e mediave hesht.

Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me racizëm komunitetin Çam jo në Kohën e Komunizmit por sot.

Kur ne rrihemi, vidhemi, stigmatizohemi se kërkojmë të drejtën tonë, një pjesë e mediave tallet e i shërben me zell  relativizimit të Çështjes Çame.

Ne ngremë zërin  për marrëveshjen e toponimeve ku 700 pleq Çam detyrohen të ndërrojnë vendlindjet, prap heshtje …

Ne ngremë zerin për ligjin e minoriteteve ku Shqipëria u bë me 9 minoritete e zonat minoritare greke zgjerohen nga Finiqi e Dropulli, në Himarë e kudo prap heshtje.

Në ngremë zërin kur ndërtohen Varrezat e ushtarëve grekë për turpin tonë, e asnjë s’flet, se është humane thonë e shkruajnë.

Po një varrezë për mijëra Shqiptarë të Çamërisë nuk është Humane?

Kur ne ngremë zërin e alarmin për marveshjen e Detit dhe Greqia deklaron që do zgjerohemi nga 6-12 milje dhe Presidenti deklaron që pa bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të vazhdojmë me këtë marveshje, e prapë asnjë nuk flet, megjithë se indiciet për këtë marrëveshje janë alarmante.

Kur ne kërkojmë përkrahje për një nga tragjeditë dhe padrejtësitë më të mëdha që i është bërë Kombit Shqiptar, Çështjen e Genocidit të Shqiptarëve të Çamërisë, disa heshtin e stigmatizojnë.

Po është për turp o të shitur se jemi shqiptarë po si Ju!

Kur ne denonconim dje në Parlament e sot çdo ditë aktivitetet antikushtetuese  për Vorio Epirin ku  dalin deputetë  e funksionarë të lart grekë me flamurin e Zografit, asnjë nuk flet e asnjë nuk vepron.

Sot një pjesë e Politikës, ajo që tregon vasalitet të vazhdueshëm ndaj Greqisë hesht.

Një pjesë e mediave hesht dhe është e blerë.

Prandaj jemi në një emergjencë Kombëtare.

Në këto kushte:

I kërkojmë Presidentit të Republikës të  mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të vërë në lëvizje të gjitha agjensitë ligj zbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë ata që kanë marë para, shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjalë për 1 milion euro.

Po me vite sa është kjo shumë?

I bëj sot thirrje Presidentit të Republikës të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e të kërkojë informacionet e nevojshme për të kuptuar sasinë e vërtetë të fondeve të zeza sekrete të dhëna nga Ministria e Jashtme greke, Ministria e Mbrojtjes  dhe Shërbimet Sekrete Greke dhe qëllimin dhe ndikimin real, që kanë patur këto fonde në manipulimin e opinioit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve shqiptarë.

Ritheksoj që janë 1 milionë euro vetëm për një muaj, e asnjëherë nuk do kuptojmë sasinë e vërtetë të fondeve të paligjshme të derdhura në vend, nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare.

I kërkojmë urgjentisht Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë, cilat janë portalet, gazetat, televizionet, gazetarët, biznesmenët, OJQ-të, që janë financuar nga Fondet e Zeza sekrete të ministrisë së Jashtme Greke, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Inteligjent Grek.

Ku u investuan?

Me çfarë qëllimesh?

Cilat ishin qëndrimet e mbajtura prej këtyre mediave?

Cilët persona u implikuan personalisht në këtë operacion?

Ç’po bën Prokuroria e Përgjithshme, kur dje Prokuroria e Athinës ka nisur Hetimet për nxjerrje të Sekretit Shteteror?

Ç’po bën Kryeministri i Shqipërisë, kur dje Kryeministri Grek del të përgënjeshtrojë e të kërcënojë me nxjerrje të sekretit Shtetëror?

Për sa kohë autoritetet e Tiranës dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë do të heshtin për këtë skandal të përmasave Kombëtare?

Me këtë rast e ftojmë Ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias të investuar direkt me Fonde Sekrete në dëm të interesave Kombëtare të Shqipërisë.

Ne Shqiptarët e Çamërisë  falënderojmë  e u jemi mirënjohës mediave patriote shqiptare që kanë vënë alarmin.

Ne Shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë dhe miqtë dhe armiqtë tanë, e gjitha është Çështje Kohe.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025
BOTA

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025
SHENDETI

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025
SPORT

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025
Para

FOTO/ Materazzi poston foto të Milan në instagram, tërbohen tifozët e Interit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com