Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të mërkure, në rrugën e quajtur “Transballkanike”.
Mjeti tip BMW me targë AA708 OU me drejtues shtetasin O. I., 27 vjeç ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.
Viktimë nga aksidenti, ka mbetur një 70 vjeçar. Sakaq efektivët e policisë dhe drejtuesi i mjetit, ndodhen në vendngjarje.
Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.