• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksion i madh antidrogë/ Arrestohet vëllai i biznesmenit, bosi i grupit të trafikut të heroinës

19:03 : 17/10/2018
në AKTUALITET

Zbardhen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar disa ditë më parë në Itali, gjatë një aksioni që çoi në zbulimin e një rafinerie droge, ku u gjetën 12.5 kg heroinë.

Droga u gjet në një apartament pranë rrugës kryesore që kalon në komunën Osio Sotto (Bergamo). Sipas hetuesve, apartamenti përdorej për paketimin e drogës, që më pas shitej në rajonin e Val Camonica. Siç raporton “Corriere della Sera” këtë të mërkurë, nën shtrat u gjet një kuti brenda së cilës ishin 12.5 kg heroinë.

Përveç heroinës, aty u gjet edhe një sasi e vogël kokaine dhe përzierës, si dhe pajisje që përdoroheshin për paketimin e drogës. Sipas karabinierëve, në laboratorin në rrugën “Trieste 3”, punonin dy shqiptarë me paketimin e drogës: Agim Bejko, 69 vjeç dhe i biri Enkelejd, 44 vjeç, të arrestuar të dy. Në operacionin që u zhvillua mes mbrëmjes së premtes dhe mëngjesit të një dite më pas, u arrestuan në total 9 persona, 5 shqiptarë dhe katër italianë.

Në krye të grupit të trafikut, sipas hetuesve, ishte shqiptari Saimir Sallaku, 44 vjeç, një emër i njohur për policinë italiane.

Lexo edhe:

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

Pasi kishin marrë informacion se të premten do trafikohej një sasi e konsiderueshme droge, efektivët u zhvendosën në zonë. Vetëm në mbrëmje aty mbërritën dy makina. Dy shqiptarët, babë e bir me një bashkëpunëtor nga Milano i dorëzuan 1 kg e 40 kokainë Sallakut. Ky i fundit shkoi në një tjetër makinë që ndodhej aty pranë dhe takoi dy italianë nga Breshia, një 71-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të cilëve u dorëzoi drogën dhe në këmbim mori 41 mijë euro.

Në këtë pikë, ndërhynë 10 karabinierët që ishin vendosur në zonë dhe arrestuar gjashtë personat: Sallakun, Agim e Enkelejd Bejkon dhe tre italianët. Në makinën e dy italianëve nga Breshia, agjentët gjetën edhe 26 mijë euro.

Hetimet u zgjeruan menjëherë me kontrollet e banesave të personave të arrestuar, në zonat e Bergamnos, Breshias e Milanos. Në një garazh në Piancogno (Breshia), gjetën 10 kg marijuhanë, duke arrestuar dy persona që përdornin garazhin. Një prej tyre raportohet se është një shqiptar me iniciale A.H., ndërsa tjetri një italian.

Personi i nëntë i vënë në pranga është pronarja e banesës në Osio Sotto ku u gjet heroina: Drita Selimaj, 68 vjeçe, e arrestuar, por më pas e lënë e lirë nën masën “arrest shtëpiak”.

Vëllezërit Sallaku, Gëzim e Sajmir

Vëllai i biznesmenit
Saimir Sallaku, siç raporton “Corriere” është vëllai i biznesmenit dhe pronarit të klubit italian të futbollit “Darfo Boario Calcio”, Gëzim Sallaku.

Sipërmarrësi shqiptar u arrestua në shkurtin e 2016-ës së bashku me vëllezërit Saimir dhe Isuf Sallaku pasi akuzoheshin për evazion fiskal, por më pas u lanë të lirë. Në 2017-ën, Gëzim Sallaku fitoi edhe betejën në Gjykatën e Lartë italiane, që vendosi të heqë sekuestron nga asetet e tij, përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio si dhe apartamente e restorante në vlerën e 13 milionë eurove.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se nën emrat Gëzim Sallaku dhe Saimir Sallaku, ka biznese të regjistruara edhe në vendin tonë.

Gëzim Sallaku

I arrestuari i 10
Përveç nëntë personave të arrestuar, mediat italiane raportuan sot se, në pranga është vënë edhe një tjetër shqiptar, pasi kishte lidhje me grupin e drogës. Në banesën e tij në Calusco d’Adda (Bergamo), janë gjetur 50 kg marijuhanë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025
AKTUALITET

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025
Para

“Do e kursej se ka qenë në burg”, Lubonja i kthehet Ramës: I ka hyrë shumë ujë nën rrogoz

TË GJITHA

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com