Nga Zef Preci
Duke marre shkas nga debati i ndezur i kesaj jave me natyre politike, publike si dhe nga perfshirja e organit te akuzes dhe gjykates ne hetimin e nje gazetari, mendoj se eshte ne interesin e te gjitha paleve te shohim se si Komisioni i Venecias e ka trajtuar kete problem vetem pese vite me pare (2013). Keshtu ndoshta frenohet edhe nxitimi i kryeministrit Rama per te shpallur “Paketen Anti-Shpifje”, edhe kjo me reference Italine…
Pak Histori
Sipas KomIsionit te Venecias, qëllimi i këtij opinioni ishte vlerësimi nëse kuadri ligjor Italian për shpifjen (shih CDL-REF (2013) 035), duke përfshirë Ligjin per Shpifjen (CDL-REF (2013) 051) të miratuar nga Dhoma e Deputetëve, perputhej me standardet. Meqenëse kërkesa e Asamblesë Parlamentare është bërë në lidhje me rastin Sallusti (shih për detaje link-un më poshtë), ky opinion i kushton rëndësi të veçantë shpifjes me anë të mjeteve të medias. Ky opinion u miratua nga Komisioni në Sesionin e 97-të Plenar (Venecia, 6-7 dhjetor 2013).
Pak Background per ndeshkimin e gazetareve ne Itali deri me 2013.
Rasti Sallusti kishte te bente me një dënim me 14 muaj te një redaktor gazete për botimin e një artikulli shpifës të shkruar nga një autor anonim për vendimin e një gjyqtari lidhur me abortin e një vajze 13 vjeçare – qe gje pati shkaktuar protesta në Itali dhe jashtë saj. Presidenti italian më pas e ndërroi dënimin me burgim me një gjobë. Në vitin 2011 dhe 2012, tre gazetarë dhe tre redaktorë gazetash u dënuan me burgim për shpifje. Në maj të vitit 2013, tre gazetarë të tjerë u dënuan me burg për akuzat për shpifje.
Standardet Evropiane sipas Komisionit te Venecias
Komisioni i Venecias veren se ndalimi i shpifjes ngre çështjen e balancës së duhur që mund të arrihet midis lirisë së shprehjes, siç është e mbrojtur me nenin 10 të GjEDNj-së dhe të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, të mbrojtur me nenin 8 të GjEDNJ-së. Liria e shprehjes mbart me vete detyrat dhe përgjegjësitë të cilat janë të një rëndësie të veçantë kur reputacioni i një individi të përmendur dhe “të drejtat e të tjerëve” janë në rrezik. Nder ceshtjet kryesore te analizuara ne Opinionin meposhtem, jane:
– E drejta e lirisë së shprehjes si një premise baze e shoqërisë demokratike
– E drejta për mbrojtjen e reputacionit të secilit
– Parashikueshmëria e normave që kufizojnë lirinë e shprehjes për të mbrojtur reputacionin dhe të drejtat e të tjerëve
– Shtypi si mbikëqyrësi publik dhe e drejta e publikut për të marrë informacion
– Debati i interesit publik dhe koncepti i gazetarisë së përgjegjshme
– Diferencimi midis deklaratave të fakteve dhe vlerësimeve të vlerës /Vërtetësia
– Natyra dhe ashpërsia e sanksioneve/”Efekti ftohës” i sanksioneve
Sipas nenit të ri të propozuar 13 të Ligjit për shtyp te sipercituar te Italise, do të rriteshin edhe gjobat e aplikueshme për median për shpifje (ndërmjet 5 000 dhe 10 000 euro për shpifje nëpërmjet shtypit me atribuimin e një akti të veçantë). E perkthyer ne kushtet shqiptare, duke imagjinuar sikur kryeministri Rama do ta coje deri ne fund inatin e tij me shtypin opozitar edhe/ose me intelektualet e pavaruar apo qe nuk pelqejne propaganden dhe politikat e qeverise se tij, do te ishte dicka me shume 700 deri ne 1400 Euro ne secilin rast, kuptohet duke marre parasysh diferencen e GDP/fryme ne Itali dhe Shqiperi.
Disa koncluzione te Komisionit te Venecias
– Komisioni i Venecias konkludon se e drejta themelore për lirinë e shprehjes kërkon një skemë të fortë të mbrojtjes ligjore e cila mund të përdoret kundër pretendimeve për shpifje. Mbrojtjet ligjore në rastet e shpifjes kanë të bëjnë me të vërtetën e deklaratave, të drejtën për të shprehur një opinion, interesin publik në një debat të hapur, të lirë, politik, pasi demokracitë moderne varen nga diskutimet e hapura dhe transparente rreth abuzimit të mundshëm të pushtetit dhe korrupsionit. Fjalimi politik pothuajse është i paprekshëm sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së.
– Komisioni i Venecias konkludon edhe se autoritetet publike duhet të respektojnë të drejtën e gazetarëve për të shpërndarë informacion mbi çështjet e interesit të përgjithshëm, duke përfshirë rekursin e një shkalle ekzagjerimi ose provokimi, me kusht që ato të veprojnë në përputhje me gazetarinë e përgjegjshme.
– Komisioni i Venecias konkludon se debati politik, si dhe kritika e drejtë dhe e përgjegjshme ndaj figurave publike si pjesë e debatit për interes publik, duhet të gëzojnë mbrojtjen më të lartë.
Ne vend te komentit tim
Nisur nga rrethanat e krijuara ne vendin tone, ne vleresimin tim, mendoj se debati i koheve te fundit qofte ne dimesionin politik, ashtu edhe ne ate publik eshte motivuar dukshem nga ecuria pozitive e procesit te reformes ne drejtesi dhe afrimi i “ores te se vertetes” sa i takon perfshirjes se elites politike drejtuese te vendit ne akte paligjshmerie, ne korrupsion dhe ne krim te organizuar, e cial nuk mund te mos kete si subjekt te saj ndeshkimin e pandeshkueshmerise se derisotme, por edhe sekuestrimin e pasurive te paligjshem dhe kthimin e tyren e buxhetin e shtetit. Sa i takon perfshirjes se prokurorise dhe te gjyqesorit ne kete debat, mendoj se eshte nje zell i tepruar ndaj maxhorances aktuale qe duhet drejtuar ne dergimin prapa hekurave te figurave emblematike te krimit te organizuar dhe kurrsesi te gazetareve. E sa per Fondin e Edukimit (nje kinezeri e Kohes se Mao Ce Dun-it, apo jo?) apo per detyrimin (e sforcuar) e deputeteve dhe ministrave per te referuar ne gjykate ne secilin rast te denoncuar nga mas-media, sugjeroj qe “te sulmuarit nga mass-media” t’a kursejne kenaqesine e ballafaqimit me SPAK dhe BKH kurdo qe te vihen ne pune dhe te mos merren me ceshtje jashte detyrave te tyre kushtetuese e funksionale…