Kur vjen puna te stili i motrave të saj, Kim Kardashian ka gjithmonë një koment. Sherri i saj me motrën e madhe Kourtney vazhdon edhe në këtë seri të “KUWTK”.
Kim komentoi veshjen e Kourtney gjatë një udhëtimi për në Tokio të Japonisë.
“Nuk e di çfarë stili është ky. Ndihem sikur kemi ngecur. Unë dua që ti të jesh më shumë si ‘vajza e lezetshme’. Jemi në Japoni, duhen ngjyra të cmendura. Ti dukesh si një gjyshe. Nuk dukesh fare e vecantë, sikur nuk ke asgjë origjinale. Është mirë që të ndryshosh para se të dështosh në industrinë e modës”, i tha Kim.
Ndonëse Kourtney u përpoq të replikonte, Kim e këshilloi që të merrte mësime modelingu për veshjet nga stili i motrës së tyre Kendall Jenner.