Fabian Gaxha ishte 26 vjeçari, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit me armë zjarri në lokalin ‘Monopol’ në ish-Bllok, mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.
Por, pak ditë pas ngjarjes dalin të tjera detaje të reja mbi personat e përfshirë. Viktimës Fabion Gaxha mësohet se i kishin mbetur edhe disa muaj jetë, pasi siç raporton Lapsi.al ai vuante nga sëmundje e rëndë.
I riu ishte diagnostikuar me tumor në kokë. Sipas të dhënave të deritanishme, është pikërisht Gaxha ai i cili nisi sherrin i pari, madje ishte ai që nxorri po ashtu pistoletën pas sherrit me Ervin Matën. Nga të shtënat, ai mbeti i vdekur me një plumb në kokë dhe një në gjoks.
Nga ngjarja mbetën të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato. Në media, u raportua se Fabioni ishte njëherësh truproja e Martinajt.
Pala e këtij të fundit u konfliktua me grupin e biznesmenit Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës, si dhe komandon Mervjol Bilo , Fabjol Alushin dhe Geldo Hato.