Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash në qytetin e Ersekës, pas një sherri banal. Sherri ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Ersekë.
Sipas dëshmitarëve, në konflikt janë përfshirë një shofer autobusi dhe një shofer furgoni. Mariglen Sardi është qëlluar 3 herë me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital .