Pas një pauze dy mujore, rikthehet Vettingu në sistemin e drejtësisë. KPK do zhvillojë javën e ardhshme, 3 tetor ora 09:30, seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.
Gjyqtari është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues i KPK përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari. Jangulli do t’i nënshtrohet Vettingut për tre komponentë pasurinë, krikterin moral dhe aftësitë profesionale.