Ndërsa zhvillohej dëgjesa publike për projektin e Stadiumit të ri, Arena Kombëtare dhe një grup gazetarësh e përfaqësues të shoqërisë civile nuk u lejuan të merrnin pjesë, disa të rinj kanë dhënë një përgjigje për kryeministrin Edi Rama.
Jashtë Hotel Tirana, të rinjtë ngritën një banderolë ku shkruhej “Stop arrogancës”. Ata thërrasin në kor Stop Arrogancës, ndërsa Rama u përgjigjet: Bëni vota pastaj hajdeni!