• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Shkëmbimi i territoreve mund të sjellë pasoja serioze në Ballkan”

20:40 : 13/09/2018
në RAJONI

Zgjidhja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë përmes shkëmbimit të territoreve në vija etnike do të kishte pasoja serioze për rajonin, thotë analisti amerikan Edward Joseph. Një një intervistë për Zërin e Amerikës ai theksoi se alternativa më e mirë është trajtimi i të drejtave të pakicës serbe në kuadër të kufijve ekzistues që nuk përfshinë krijimin e një republike serbe në Kosovës të ngjashme me atë në Bosnje. Sipas tij, ndryshimi i qasjes amerikane do të bëjë të mundur për Presidentët Thaçi dhe Vuçiç që të flasin për shkëmbim territoresh në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph paralajmëron se shkëmbimi i territoreve si një metodë e trajtimit të konflikeve në Ballkan do të kishte pasoja serioze për rajonin.

“Janë tre kundërshtime ndaj kësaj ideje. Së pari, arritja dhe zbatimi i një marrëveshjeje të tillë do të ishte tepër e vështirë dhe e ndërlikuar. Duhet ta kemi parasysh edhe ndikimin që një marrëveshje e tillë do të kishte për pakicat që nuk do të përfitonin nga kjo. Së dyti, duhet të shohim ndikimin që kjo do të kishte mbi Bosnjën. Së treti, ndikimi që kjo do të kishte mbi Maqedoninë dhe mbarë rajonin. Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të kontrolloheshin pasojat e një zgjidhjeje me shkëmbim territoresh”.

Fokusi i zgjidhjes, sipas analistit Edward Joseph, duhet të jetë trajtimi i të drejtave të serbëve në kuadër të kufijve ekzistues të Kosovës e jo zhvendosja e vëmendjes tek ndryshimi i kufijve.

“Alternativa është shumë e qartë. Duhet të arrihet në një mirëkuptim për trajtimin e të drejtave të sërbëve. Për shembull, Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni është marrëveshje shumë e mirë. Sërbët meritojnë një mbrojtje më të mirë, një pjesë e shqetësimeve të tyre tashmë janë trajtuar nga Plani i Ahtisarit, por mund të ketë mbrotje të tjera për ta që nuk përfshijnë krijimin e një tjetër Republike Serbe si ajo në Bosnje. Këto alternativa nuk janë eksploruar”.

Lexo edhe:

Goditet “Golden Dental & Aesthetic”/ Përdornin preparate të skaduara, 2 dentistë të arrestuar

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

Por, ka një ndryshim në qasjen amerikane në lidhje me çështjen e shkëmbimit të territoreve, që u shpreh edhe nga senatori amerikan Ron Johnson, i cili këtë javë vizitoi Prishtinën.

“Mendoj se çdokush në rajon e kupton se sa e vështirë do të jetë dhe shqetësimet që kanë njerëzit për këtë. Por, ne duam të qëndrojmë anash, t’u japim palëve hapësirën që u duhet për të gjetur zgjidhjen e tyre. Kur të vendosin ata, ne do ta shohim atë dhe nëse kemi shqetësime, me siguri do t’i themi ato”.

Analisti Edward Joseph thekson se deklaratat e zyrtarëve amerikanë tregojnë qartë se ka një mbështetje për shkëmbimin e territoreve si një opsion për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Uashingtoni, John Bolton në Ukrainë, një vend që vetë ka qenë objekt i marrjes së territorit me forcë nga rusët, i dha dritën jeshile idesë së shkëmbimit të territoreve. Kjo nuk është thjeshtë një përpjekje për t’i dhënë palëve hapësirë, por një dritë jeshile që Bolton në mënyrë të qartë e dha duke thënë se ne nuk kemi kundërshtime nëse palët duan të shkëmbejnë territore dhe të lejohen palët që vetë ta zgjidhin këtë. Kjo është në kundërshtim me qëndrimin e mëparshëm që ka qenë kundër kësaj ideje, dhe sipas të cilit, Serbia duhet të normalizonte marrëdhëniet me Kosovën përpara se anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Pra, qëndrimi i Uashingtoni ka ndryshuar”.

Zoti Joseph tha me tej se për këtë arsye Presidentët Thaçi dhe Vuçiç ka të ngjarë të diskutojnë çështjen e shkëmbimit të territoreve në takimin e tyre të ardhshëm. Ai tha se ata tani kanë mbështetje në Bruksel dhe në Uashington për të diskutuar ndryshimin e kufijve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve aktual në Ballkan, duke thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufirit mund të kishte pasoja në pjesët e tjera të rajonit.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet “Golden Dental & Aesthetic”/ Përdornin preparate të skaduara, 2 dentistë të arrestuar

10:00 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

09:42 : 22/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

09:37 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

09:17 : 22/07/2025
AKTUALITET

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Para

Një vit pas divorcit, Bora Zemani flet për 'tradhtinë' e Vin Velit

TË GJITHA

Goditet “Golden Dental & Aesthetic”/ Përdornin preparate të skaduara, 2 dentistë të arrestuar

10:00 : 22/07/2025

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

09:42 : 22/07/2025

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

09:37 : 22/07/2025

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

09:17 : 22/07/2025

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Foto ilustruese

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com