• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë përplas SHBA-në e Gjermaninë

11:15 : 01/09/2018
në RAJONI

Mbështetja që SHBA po i jep një shkëmbimi të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është njëra prej çështjeve me të citat Uashingtoni dhe Berlini nuk pajtohen. SHBA dhe Gjermania janë vënë përballë njëra tjetrës për një rikufizim të mundshëm të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, i konsideruar si një prej problemeve më të mëdha të Evropës.

Gjermania frikohet se një lëvizje e tillë do të hapte “Kutinë e Pandorës” për vende tjera që duan rekrutime të territoreve etnike. Kosova që ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, konsiderohet nga Serbia si një territor i shkëputur i saj. Për të kërkuar mbështetje për integrimin eventual në Bashkimin Evropian, krerët e dy shteteve kanë hedhur idenë e ndryshimeve të vijave kufitare që mund t’i bëjnë vendet e tyre më të pastra etnikisht dhe fetarisht.

Në Kosovë, e sidomos një pjesën veriore të saj ka pasur vazhdimisht përplasje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shkruan “zëri”.

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton tha javën e shkuar se Uashingtonin nuk e shqetësonte ideja e ndryshimit të kufijve, pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshme që SHBA kishte në të kaluarën.

Por zyrtarët gjermanë thanë të premten se mbeten thellësisht të shqetësuar për këto ide në lidhje me lëvizjen e kufijve në Ballkan.

Lexo edhe:

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

EMRAT/ Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë, mes tyre dhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve

“Ne nuk mendojmë se diskutimet rreth shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë janë konstruktive”, tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, në fjalimin e tij gjatë diskutimeve që po mbahen në Vienë mes ministrave të jashtëm të BE-së dhe zyrtarëve të Ballkanit.

“Mund të hapë shumë plagë të vjetra mes njerëzve atje”, shtoi ai.

Mbështetja e SHBA-ve për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, është mes një numri çështjesh në të cilat Berlini dhe Uashingtoni nuk janë dakord.

Presidenti Trump ka kritikuar kancelaren Angela Merkel për shpenzimet e ulëta ushtarake të Gjermanisë, tregtia mes dy vendeve mbetet një problem dhe mbështetja që Gjermania po jep për marrëveshjen bërthamore iraniane mbetet një tjetër problem mes aleatëve të NATO-s.

Ideja e rishkrimit të kufijve për t’i bërë vendet e Ballkanit etnikisht më homogjene është jo popullore në mesin e shumë qeverive evropiane.

Megjithatë, BE ka kërkuar për vite me radhe një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi.

Shefja e politikës së jashtme evropiane, Federica Mogherini tha të premten se ajo është e hapur për një marrëveshje të mundshme për shkëmbime territoresh me kusht që ajo të jetë në përputhje me ligjet e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare.

Nga konfliktet e viteve ‘90, shumë çështje mbeten ende të pazgjidhura: Bosnja dhe Hercegovina mbetet e ndarë, me një enklavë serbe që ka një autonomi të fortë. Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe as nuk mund të bashkohet me BE derisa mosmarrëveshja të zgjidhet.

Por, nën kryesimin e z.Trump, SHBA ka dhënë sinjale për ndryshimin e politikës së jashtme në rajonin e Ballkanit.

WSJ shkruan se mosmarrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës kanë filluar që në vitet 1990. Në vitin 1999, NATO nisi një fushatë bombardimesh kundër Serbisë për të ndaluar atë që vendet perëndimore e quajtën pastrimin etnik që po u bëhej shqiptarëve myslimanë të Kosovës.

Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, Serbia, e mbështetur nga Rusia, refuzoi ta pranonte atë.

Ndërkohë që BE-ja e cila ka udhëhequr negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, ka mbetur e ndarë në këtë çështje.

Pesë vende anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën, nuk kanë pranuar ta njohin Kosovën si shtet.

Në javët e fundit, presidentët e Serbisë dhe të Kosovës kanë thënë të dy që janë gati për negociata të reja.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të bëj propozimin e tij muajin e ardhshëm gjatë një vizite në Kosovë.

“Nëse të dy palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, tha Bolton javën e kaluar gjatë një konference shtypi në Ukrainë.

Por, një marrëveshje e tillë e mundshme mund të ballafaqohet me reaksione të mëdha të brendshme.

Klerikët ortodoksë serbë kanë kundërshtuar një lëvizje të tillë, siç e kanë kundërshtuar edhe shumica e politikanëve kosovarë, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët në Bosnjën fqinje kanë shprehur shqetësimin se një marrëveshje e tillë do të ushqente më tej udhëheqësin serb të Bosnjës Milorad Dodik, të kërkojë pavarësinë e Republika Srpska.

Disa liderë evropianë shqetësohen se mund të mbjellin konflikte të reja etnike në Maqedoni, e cila ka përjetuar periudha të kohëpaskohshme të dhunës, duke përfshirë edhe minoritetin shqiptar.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos shkaktojmë probleme të reja në rajon”, tha të premten ministri i jashtëm finlandez, Timo Soini.

Kufijtë e rajonit janë “të paprekshme”, tha zonja Merkel gjatë këtij muaji.

Javën e ardhshme, zonja Mogherini do të presë në Bruksel presidentët Vuçiç dhe Thaçi.

Këta të dy ishin në anët e kundërta gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe tani janë figurat politike dominuese në vendet e tyre.

Derisa asnjëra palë nuk ka përcaktuar specifika, një shkëmbim i mundshëm mund të kalonte pjesët veriore të Kosovës të dominuar nga serbët, nën Serbi, ndërsa Kosova do të fitonte territor në Luginën e Preshevës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë, mes tyre dhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve

09:59 : 15/08/2025
BOTA

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025
AKTUALITET

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Parkun e Gërmenjit në Kolonjë

09:28 : 15/08/2025
BOTA

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”/ Strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

09:14 : 15/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

09:01 : 15/08/2025
Para

Gruaja e çmendur sulmon autobusin dhe përplas me makinë shoferin/ Shikoni videon

TË GJITHA

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025

EMRAT/ Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë, mes tyre dhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve

09:59 : 15/08/2025

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Parkun e Gërmenjit në Kolonjë

09:28 : 15/08/2025

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”/ Strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

09:14 : 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

09:01 : 15/08/2025

Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

08:47 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com