Mariano po kryen testet mjekësore te Reali i Madridit.
Klubi nga “Santiago Bernabeu” ka mbyllur marrëveshjen për të rikthyer në skuadër sulmuesin 25-vjeçar.
Ai rikthehet në Real Madrid pas periudhës së suksesshme të huazimit në Olympique Lyon duke e përforcuar sulmin e “Los Blancos” pas largimit të Cristiano Ronaldos.