• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentat me tritol banesës së Gazmir Daçit, i dënuar për vrasjen e Valmir Kolaverit

09:11 : 27/07/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Një shpethim me tritol ka tronditur zonën e Bathores në periferi të Tiranës gjatë orëve të para të kësaj të premteje.

Objektiv i sulmit ishte banesa e një të dënuari për vrasje, konkretisht shtetasit Gazmir Daci. Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm materiale.

Gazmir Daci është një perosn mjaft i njohur për drejtësinë. Ai aktualisht ndodhet në burg ku po vuan një dënim prej 35 vitesh burg për vrasje.

Daci është dënuar për atentatin ndaj vëllezërve Valmir dhe Robert Kolaveri, ndodhur në 4 nëntor të vitit 2015 në Kamëz. Valmiri mbeti i vdekur në këtë ngjarje ndërkohë vëllai tjetër u paralizua.

Mesnatën e 22 dhjetorit, policia do të arrestonte të kërkuarin Gazmir Daci. Ai u kap në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Policisë së Tiranës dhe RENEA-s.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pas atentatit ndaj vëllezërve Kolaveri ka pasuar disa tentativa për eliminimin e Gazmir Dacit. Ndaj tij u organizua një atentat me snajper që bëri shumë bujë. Teksa ndodhej në burg, Dacin tentuan ta eliminonin por autori gaboi shënjestër duke plagosur një shtetas kosovar.

Lidhur me ngjarjen u arrestua vëllai i tretë i Valimir dhe Robert Kolaverit, Ergysi së bashku me një kushëririn e tij.

Disa muaj më pas, një tjetër shpërthim ndodhi në lokalin e babait të Gazmir Dacit por fatmirësisht pa të lënduar. Shpërthimi i sotëm në banesën e tij është ngjarja e radhës e një seri atentatesh. Edhe më parë atij i kanë vendosur tritol në banesë. Pikërisht pista e hakmarrjes po hetohet nga policia.

Përplasjet në Francë

Përplasja mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin.

Dy vëllezërit Kolaveri dhe Gazmir Daci, që njihet edhe me emrin Elson, mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.

Kur u kthyen në atdhe, ata u takuan rastësisht dhe pas debatit, Gazmir Daci nxori armën dhe qëlloi dy vëllezërit.

Atentati në burg ndaj Dacit

Më datë 30.07.2016, rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda I.E.V.P, Vaqarr, Tiranë, është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i ndaluar me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky person është goditur nga një distancë e konsiderueshme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu dhe ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri.
Gjatë veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se, shtetasi Lili Dulaj nuk ka qenë shënjestra e këtij atentati, pasi shënjestër ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip “Mercedes Benz” Vito ku nga verifikimet rezulton posedues shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri. Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij.

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

“Do paguajnë siç nuk e marrin me mend!” Babai i Dacit kërcënon familjen Kolaveri pas shpërthimit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com