Jennifer Lopez është një ndër femrat më të komentuara në botë, jo vetëm për muzikën por edhe për linjat e mira trupore.
Më në fund kemi marrë sekretin e 49-vjeçares…
Baza fillon tek dieta me perime, proteina dhe ushqime organike që duhet të shoqërohen me stërvitje.
Jennifer adhuron të bëjë ushtrime për muskujt më shumë se kardio, të cilën e bën kur është duke kërcyer. Por kur vjen puna tek palestra, ajo përlqen muskujt.
Ndërsa për fytyrën, këngëtarja përdor acid glikerik për ta mbrojtur nga grimi që vendos sa herë është në skenë, si dhe rrezet e diellit. Këshilla e fundit e Jenniferit është se duhet konsumim sa më i rrallë i kafeinës pasi ndikon në shfaqjen e rrudhave.