• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kapja e drejtësisë/ Mediu përhap “testamentin juridik” polak, por harron të citojë burimin

12:32 : 26/07/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pak ditë më parë, “Boldnews.al” publikoi një letër të hapur të ish-Shefes së Gjykatës Supreme të Polonisë, Małgorzata Gersdorf, një lloj testamenti juridik e cilësoi redaksia jonë, ku fliste për rreziqet e mëdha që ekzistojnë kur një forcë politike merr në dorë sistemin e drejtësisë nëpërmjet “zbatimit të keq të ligjit”.

Kjo letër e hapur, së bashku me shënimet e redaksisë sonë, është publikuar e plotë nga deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale. Pavarësisht se ligjvënësi Mediu nuk e ka cituar “Boldnews.al” si burimin nga e ka marrë këtë teskt, redaksia jonë, gjithësesi vlerëson faktin që ai zgjodhi të përhapë mesazhet e forta të gjyqtares polake.

Zonja Gersdorf ishte prej disa vitesh kryetare e Gjykatës Supreme. Në fund të vitit 2017, partia drejtuese e Polonisë, “Ligj dhe Drejtësi”, vendosi që, me forcën e kartonëve të saj, të ndryshonte mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të gjykatave më të larta në Poloni. Nëpërmjet mekanizmave ligjorë, por aspak moralë, partia qeverisëse vendosi të largojë nga detyra një pjese të konsiderueshme të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë të Polonisë.

“Boldnews.al” vendosi të publikojë letrën e publikuar pak muaj më parë nga ish-shefja ë Gjykatës Supreme të Polonisë, pasi gjeti shumë të përbashkëta me situatën aktuale në Shqipëri.

Lexo edhe:

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Kupa e Botës për Klube/ Oraret, formula dhe ndarja e grupeve! Gjithçka duhet të dini për turneun

Zonja Gersdorf shkruan, ndër të tjera, në letrën e hapur drejtuar polakëve: “Puçi i shtetit kundër strukturës së një prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore është duke u zhvilluar. Për të qenë të sigurt, jo me forcat e armatosura apo trupat paraushtarake, por “vetëm” duke keqpërdorur institucionet juridike të cilat, sipas një formulari të njohur të “Gustav Radbruch”, përbëjnë një ‘ligj pa ligj’. Është kaluar Rubikoni (i njohur në Antikitet si lumi, në të cilin kaloi Jul Çesari, ku zhvilloi luftën e fundit para se të bëhej diktator absolut). Askush nuk u mundua as ta mbulonte faktin që po “merrej” Gjykata Kushtetuese”.

Ajo bën, gjithashtu, një thirrje të fuqishme: “...Unë paralajmëroj qeverinë: mos e thyeni kontratën sociale të shkruar në formën e Kushtetutës. Ju ecni pa kujdes përgjatë humnerës, në të cilën e gjithë Kombi mund të bjerë më në fund. Siç është vërejtur me të drejtë në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë të vitit 1776: “Në të vërtetë, kujdesi do të diktojë që qeveritë e vendosura gjatë nuk duhet të ndryshohen për shkaqe të lehta dhe të përkohshme […]. Por kur një tren i gjatë abuzimi dhe uzurpimi, duke ndjekur pa ndryshim të njëjtin Objekt, shfaq një qasje për t’i reduktuar ato nën despotizmin absolut, është e drejta e tyre, është detyra e tyre, të hedhin një qeveri të tillë dhe të ofrojnë roje të reja për sigurinë e tyre të ardhshme”.

Këto ishin disa nga mesazhet e forta të përcjella nga ish-shefja e Gjykatës Supreme të Polonisë, të cilës iu ndërpre mandati nëpërmjet mekanizmave ligjorë, por që nuk respektonin asnjë element morali politik dhe shoqëror.

“Boldnews.al” vendosi ta publikojë këtë letër edhe që lexuesi të ketë mundësinë të krahasojë standartet ndërmjet gjyqtarëve të lartë në një vend ish-komunist, si Polonia, sot anëtarë e Bashkimit Europian, dhe kryegjyqtarëve shqiptarë.

Shumë pak mund të besonin se gjyqtarë si Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, apo kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do të kishin guximin dhe integritetin për të folur si kolegia e tyre polake.

Por, ajo që u pa në seancat dëgjimore të tyre para Komisionit të Vetingut, ishte më shumë se e turpshme. Krerët më të lartë të Drejtësisë rrinin të squllur para “gjyqtarëve” të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, trupa të cilat karakterizohen nga një nivel mediokër profesional.

Të paktën, letra e hapur e Małgorzata Gersdorf mund t’u shërbejnë kryegjyqtarëve tanë, të cilët sot janë si “gjeneralët e Ushtrisë së Vdekur”, të kenë mundësi të reflektojnë me veten e tyre për gjendjen në të cilën sot është sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

“Testamentin juridik” të kryegjyqtares polake, mund ta lexojnë në portalin informativ “Boldnews.al” ose, edhe në profilin e Fatmir Mediut, i cili, kemi bindjen se herë tjetër do të citojë burimin nga e merr materialin.


(Statusi i Fatmir Mediut në Facebook)

Lajme të lidhura

RAJONI

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

09:41 : 14/06/2025
SPORT

Kupa e Botës për Klube/ Oraret, formula dhe ndarja e grupeve! Gjithçka duhet të dini për turneun

09:31 : 14/06/2025
BOTA

Irani akuzon SHBA-në në OKB: Është bashkëpunëtore në sulmet izraelite

09:23 : 14/06/2025
AKTUALITET

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

09:20 : 14/06/2025
AKTUALITET

Mungojnë subvencionet bujqësore, agropërpunimi i pazhvilluar

09:13 : 14/06/2025
SPORT

Merkato bardheblu, për mbrojtësin e Tiranës në skenë del edhe Arabia Saudite

09:08 : 14/06/2025
Para

EMRI/ Arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, u denoncua nga Blerina Bombaj pas grabitjes në zyrën e saj (VIDEO)

TË GJITHA

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

09:41 : 14/06/2025

Kupa e Botës për Klube/ Oraret, formula dhe ndarja e grupeve! Gjithçka duhet të dini për turneun

09:31 : 14/06/2025

Irani akuzon SHBA-në në OKB: Është bashkëpunëtore në sulmet izraelite

09:23 : 14/06/2025

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

09:20 : 14/06/2025

Mungojnë subvencionet bujqësore, agropërpunimi i pazhvilluar

09:13 : 14/06/2025

Merkato bardheblu, për mbrojtësin e Tiranës në skenë del edhe Arabia Saudite

09:08 : 14/06/2025

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

08:57 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com