• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

‘Investime në spitalin e Elbasanit’/ Rama del blof me videon, investimi u bë nga qeveria e PD

20:25 : 20/07/2018
në SHENDETI

“As bëhet fjalë që kush na shan e na mallkon për spitalet një arsye edhe e ka, po ama sikur të mos harrojmë fare fare se nga u nisëm vetëm katër vjet e gjysmë më parë, nuk do ishte keq, si thoni(?) dhe pastaj flasim sa të duam për çfarë ende mungon e për sa shumë akoma kemi për të bërë”.

Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Bashkë me komentin, postohet edhe një video me pamje të spitalit të Elbasanit, qëllimi i së cilës është të tregojë ndryshimet pozitive në këtë spital, gjatë qeverisjes së Ramës.

Replika: Dil ndonjë natë i maskuar dhe shife nga afër…
Komentet e qytetarëve në postimin e kreut të qeverisë janë të shumta si zakonisht. Disa e përgëzojnë për këtë investim, ndërsa të tjerë i kujtojnë problemet që ka në sistemin shëndetësor dhe jo vetëm.

“Skenari dhe regjia super…sa per sherbimin dil ndonje nate i maskuar dhe shife nga afer…”, komenton dikush.

Shërbimi jo i kënaqshëm vihet në pah nga të tjerë. “Komplimente asgje me teper nuk kane spitalet ne Gjermani. Vetem njerzit ndryshojne…”, është një tjetër koment.

Lexo edhe:

Tërmet 4.9 ballë në Balikesir, u ndje edhe në Stamboll

Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 mln € në Vlorë

“Per lyrje dhe fasada ia keni harritur qellimit se gje tjeter nuk esht ber aty se vazhdojn te jen akoma autobulancat e enverit dhe ato qe kan mbetur jan pa kualudim pa goma pa mjek ne vendgjarj per i ore i ke mbrendat elb ,shkon te doktori per vizit esht me lej ose ashtu e ka nje pune se punon dhe te klinika e vet qe ka ky esht spitali i elbasanit”, komenton një tjetër qytetar.

Një tjetër evidenton si problem largimin e mjekëve: “Spitalet po e po duhet te ribehen, por dhe figures mjekut duhet ti rikthehet autoriteti e personaliteti, e kjo ndodh vec me rritje pagash e rikualifikimi I tyre. Eshte turp per ne qe mjeket e rinj te ikin jashtë”.

Boçi: Mashtrimet s’kanë të sosur, investimet në kohën e PD
Lidhur me postimin e kryeministrit Rama, ka reaguar edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi. Ligjvënësi shprehet se investimi në spitalin e Elbasanit që Rama e prezanton si punë të tijën, është bërë në kohën kur qeveriste PD (në vitin 2013) dhe kreu i ministrisë së Shëndetësisë ishte Halim Kosova.

Postimi në FB i deputetit Luçiano Boçi:

..DHE MASHTRIMET S’KANË TË SOSUR

Rrena i ka këmbët e shkurtëra – thotë fjala e urtë – prandaj del shpejt. Por rrenat e Ramës janë akoma më keq. Janë pa këmbë fare. Prandaj quhen pafytyrësi. Rama ka postuar sot një video-mashtrim për spitalin rajonal Elbasan si investim të tij dhe krenohet çmendurisht. Realisht investimi i Kirurgjisë së re ku është dhe Obstetria e re është bërë në 2013 kur Ministër ishte Halim Kosova, në qeverisjen e PD.

Linku e dëshmon: https://m.youtube.com/watch?v=uI5DsSEEA1

Por Rama nuk e njeh turpin. Ndërsa realiteti për pjesët e tjera është krejt ndryshe nga ajo që rreket të mashtrojë Rama në video-lojën e tij. Kirurgjia e vjetër është bllokuar nga dritaret me blloqe e suvatim dhe e lyer vetëm në pjesën ballore hyrëse të spitalit (foto).

Ndërsa pjesa kryesore është prej 5 vitesh e degraduar dhe e shndërruar në një ËC gjigande dhe vend prehje për përdoruesit e drogave (foto).

Është për të vënë duart në kokë. Njëkohësisht është një vatër e madhe infeksioni dhe vetëm dy metra larg Pediatrisë e ngjitur me Gjinekologjikun e ri (foto). Është pak të thuash që kemi afër një skandali shëndetësor.

Pediatria është lyer vetëm në pjesën hyrëse dhe katin e parë. Pjesa tjetër krejtësisht e rrënuar, antihigjenike e vend ku gëlojnë pisllëku bashkë me mikrobet e bakteret (foto).

Për të mos folur për hyrjen, ku përgjatë një rruge plot gropa e mizerabilitet je i detyruar të paguash, sepse parkimi i është dhënë me koncesion s’dihet se kujt.

Lajme të lidhura

BOTA

Tërmet 4.9 ballë në Balikesir, u ndje edhe në Stamboll

14:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 mln € në Vlorë

14:42 : 03/11/2025
AKTUALITET

U mor e pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

14:30 : 03/11/2025
AKTUALITET

Akomodim e masazhe indiane/ Dalin faturat që Mediu ka paguar për fushatën e 11 majit

14:14 : 03/11/2025
AKTUALITET

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

14:09 : 03/11/2025
Lajmet e Dites

Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

13:58 : 03/11/2025
Para

Lajme të këqija nga moti për 10 ditët e fundit të Korrikut

TË GJITHA

Tërmet 4.9 ballë në Balikesir, u ndje edhe në Stamboll

14:46 : 03/11/2025

Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 mln € në Vlorë

14:42 : 03/11/2025

U mor e pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

14:30 : 03/11/2025

Akomodim e masazhe indiane/ Dalin faturat që Mediu ka paguar për fushatën e 11 majit

14:14 : 03/11/2025

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

14:09 : 03/11/2025

Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

13:58 : 03/11/2025

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com