• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

SHBA armatos Kosovën, mbërrijnë mjetet ushtarake (FOTO)

22:15 : 17/07/2018
në RAJONI

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me 51 automjete multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, të cilat njihen si HMMWV dhe do të blihen nga Qeveria e Kosovës. Blerja e këtyre automjeteve ushtarake do të bëhet nga kompania amerikane “AM General” dhe nënshkrimi i marrëveshjes është bërë gjatë ditës së sotme.

Me rastin e nënshkrimit të kantatës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se FSK po modernizohen me teknikë ushtarake. Kreu i Qeverisë ka folur edhe për transformimin e FSK-së në ushtri, ku ka thënë se transformimi do të ndodh në koordinim dhe me mbështetje të aleatëve të Kosovës.

Haradinaj: Tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët tanë
“Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita ditës tregon që kjo forcë po ngritet sipas standardeve të NATO-së. SHBA-ja, NATO, KFOR-i janë sinonime të paqes e të sigurisë në Kosovë dhe nuk është habi që populli i Kosovës është ndër popujt më pro amerikan dhe i qëndron besnik miqësisë së përhershme me SHBA-në.

Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes, tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik. Kosova nga një vend që absorbon siguri po kthehet në një vend që prodhon dhe ofron siguri, dhe është e gatshme të marrë pjesë në misione paqeruajtëse kudo që aleatët tanë e shohin të nevojshme.

FSK është forca e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, ë shumicës shqiptare, e komuniteteve, e serbëve, turqve, e romëve, e gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Si e tillë kjo Forcë e ka besimin e të gjithëve ne në Kosovë dhe si kryetari i Qeverisë i gëzohem faktit se sot FSK po pajiset me këtë teknologji të avancuar, e të dëshmuar”, tha kryeministri Haradinaj.

Lexo edhe:

“Jam i çmendur, hap rrugën”/ Denoncimi: U fut kundra-vajtje dhe më nxorri pistoletën (VIDEO)

Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme

Blerjen e këtyre automjeteve ushtarake e ka mirëpritur edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, i cili është shprehur se këto automjete do të shërbejnë për përmbushje të misionit të FSK-së.

Berisha: Këto automjete kontribuojnë në modernizimin e pajisjeve të FSK
“Furnizimi me automjete taktike, të cilat do të jenë në shërbim të FSK-së, është i një rëndësie të veçantë, që ndikon drejtpërdrejtë në avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe me thellimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe neve. Këto automjete të cilat po i prezantojmë sot kontribuojnë në modernizimin e pajisjeve të FSK-së, të cilat do të shërbejnë në përmbushjen e misionit të saj”, tha ministri.

Ministri Berisha tha se FSK do të vazhdojë me modernizimin e saj me pajisje, të cilat do të jenë të ndërveprueshme me ushtritë e shteteve tjera aleate.

Përzgjedhjes së kompanisë amerikane për blerjen e këtyre automjeteve ju ka gëzuar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili tha se nënshkrimi i kësaj kontrate i dërgon shenja tërë botës se Kosova mëton ta dërgojë deri në fund integrimin euroatlantik.

Delawie: Më vjen shumë mirë që FSK e ka përzgjedhur HMMWV
“Ka një histori të gjatë dhe krenare në shërbim të forcave amerikane, si dhe të atyre të NATO-s. Ky automjet është në shërbim për më shumë se 30 vjet dhe është bërë simbol i gjithmbarshëm i Forcave tokësore Amerikane. Përkundër moshës së tij, përparimet teknologjike kanë bërë që të jetë ndër automjetet më të mira taktike në botë.

Më vjen shumë mirë që FSK e ka përzgjedhur HMMWV bashkëkohor si automjetin e vet të së ardhmes. Me shumë se veç automjetet kjo kontratë i dërgon shenjë të qartë tërë botës së Kosova mëton ta dërgojë deri në fund integrimin euroatlantik në të gjitha mënyrat. Kjo blerje do ta forcojë partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së dhe do të ndihmojë në përmbushjen e ndërveprueshmërisë në mes të Forcave Ushtarake Amerikane, NATO-s dhe FSK-së. Veç kësaj HMMWV është automjet që do t’iu ofrojë shërbim të paçmueshëm FSK-së tash dhe në të ardhmen”, tha ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për blerjen e këtyre automjeteve ushtarake morën pjesë edhe komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuocci, komandanti i Kampit Bondsteell, Nick Ducich, ambasadorë të akredituar në Kosovë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

FSK pajiset me automjete ushtarake të prodhuara në SHBA
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni u bë e ditur se 51 automjete ushtarake do të jenë për Kosovën. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Haradinaj, tha se FSK po modernizohet me mjete ushtarake.

“FSK është një trupë profesionale gjithpërfshirëse. Sot ne po bëhemi dëshmitar se FSK k po modernizohet me mjete ushtarake. Kjo tregon se kjo forcë po bëhet sipas kërkesave të NATO-s. Transformimi do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët tanë. FSK është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, e shqiptarëve, e serbëve e të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Ministri i FSK Rrustem Berisha, tha se furnizimi me këto automjete do të mundësojë modernizimin e pajisjeve të FSK-së.

“Sot është një ditë e veçantë për ministrinë dhe për FSK-në sepse furnizimi me automjete taktike të cilat do të jenë në shërbim të FSK-së është e një rëndësie të veçantë që ndikon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Këto automjete të cilat po i prezantojmë sot mundësojmë modernizimin e pajisjeve të FSK-së që do t’i shërbejnë FSK-së në realizimin e misionit të saj”, tha Berisha.

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, u shpreh i lumtur që Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me automjete ushtarake të cilat prodhohen në SHBA.

“Këto vetura kanë një histori të gjatë dhe janë në shërbim më të gjatë se 30 vjet. Ato tashmë janë simbol dhe jam shumë i lumtur që Kosova ka përzgjedhur këto vetura”, tha Delawie.

mjetet
mjetet1
mjetet2
mjetet3
mjetet4

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam i çmendur, hap rrugën”/ Denoncimi: U fut kundra-vajtje dhe më nxorri pistoletën (VIDEO)

08:28 : 05/08/2025
BOTA

Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme

08:27 : 05/08/2025
BOTA

Strategjia e Izraelit për të pushtuar Gazën: Guvernator ushtarak, dëbime dhe vendbanime të reja

08:21 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kthjellime në mëngjes, reshje shiu e breshëri gjatë pasdites! Moti sot

08:08 : 05/08/2025
AKTUALITET

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025
AKTUALITET

Plagoset me çifte një çoban në Vlorë

07:58 : 05/08/2025
Para

Aksidenti i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një 25-vjeçar

TË GJITHA

“Jam i çmendur, hap rrugën”/ Denoncimi: U fut kundra-vajtje dhe më nxorri pistoletën (VIDEO)

08:28 : 05/08/2025

Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme

08:27 : 05/08/2025

Strategjia e Izraelit për të pushtuar Gazën: Guvernator ushtarak, dëbime dhe vendbanime të reja

08:21 : 05/08/2025

Kthjellime në mëngjes, reshje shiu e breshëri gjatë pasdites! Moti sot

08:08 : 05/08/2025

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025

Plagoset me çifte një çoban në Vlorë

07:58 : 05/08/2025

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com