Në një shtëpi të vogël në qarkun veriperëndimor të Kallamatës ishin të fshehur pesë shqiptarë, tre prej të cilëve janë arrestuar nga departamenti i narkotikëve. Në banesë u gjetën 56.4 gram kokainë, 30.8 gram hashash dhe 4.410 euro.
Shqiptarët, të moshës 22-31 vjeç, janë vënë nën akuzë për trafikun e drogës, pas informacioneve të marra se ata merreshin me shpërndarjen e kokainës dhe hashashit. Përveç sasisë së mësipërme të drogës, policia ka gjetur edhe materiale të tjera për paketimin e drogës, si dhe një pistoletë.
Policia sekuestroi edhe pesë telefona celularë. Shqiptarët e arrestuar do të dalin të hënën përpara gjykatës.