Arrestohet ne Itali, shqiptari nga Vlora, Krenar Neziraj, 49-vjec, pasi u kap teksa transportonte nje sasi prej 35 kg hashash.
Mediat italiane bejne me dije se vlonjati eshte korrier droge dhe u ndalua pas nje kontrolli qe policia beri ne makinën e tij, Fiat Croma.
Ai nuk e ruajti qetesine dhe tentoi te largohej, por policia veproi me shpejtesi dhe e ndaloi. Ne makina iu gjet droga e ndare neper pako, qe me vleren e tregur kapte shumen e 350 mije eurove.