Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili eshte ndaluar serish sot se ceshtja e Teatrit, duke bere nje krahasim me Makbethin dhe duart qe nuk lahen kurre nga gjaku. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Vasili shkruab se “ne Kuvend nga 75 obskurantiste, shpirtshitur e inkuizitore dhe jo nga te verte aktore,…..u luajt Makbethi qeveritar, grabitqar”.
Postimi i Vasilit:
Teatri,duart e pergjakura Makbethiane, qe nuk do te lahen kurre.
Kunder Teatrit dhe jo ne Teater;
ne parlament ne nje salle ku era e rende e injorances kuterbon dhe jo ne Skenen e Teatrit;
nga 75 obskurantiste,
shpirtshitur e inkuizitore dhe jo nga te verte aktore,
…..u luajt Makbethi qeveritar,grabitqar,
syshqyer,zgerdhites.
Sipari ra ne skenen e rreme parlament por ne duart e tyre gjaku kullon e kullon….. ne duar,ne mendje ne ndergjegje.
Do te doje nje dite,nje mesdite,nje muzg,nje nate te thelle Makbethi kryeqeveritar qe t’i laje duart.
Por do te vuaje pa fund sepse sa me shume t’ i laje aq me shume ato burojne gjak.
Do perpiqet t’i fshije pas rrobave,pas karriges,pas shpines se sejmeneve shpineperkulur, por më kot,ato perserijne burojne e burojne gjak.
Nga ankthi,nga gjumi qe e ka braktisur,nga gerryerja pa sherim e ndergjegjes,nga buçima nder veshe e mallkimeve qe vijne nga fundi i shpirtit,nga urrejtja qe vjen nga syte me lot….Ai nuk do clirohet kurre.
Vetveten nga fantazma e vetes nuk do te mund ta ndaje kurre.













