• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Largimi i Lu-Vlahutin i jep frymëmarrje demokracisë në Shqipëri

18:56 : 06/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Opozita nuk mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës, të zhvilluar nga çifti ambasadorial Donald Lu-Romana Vlahutin, duke shprehur në mënyrë simbolike të gjithë mos-dakordësinë që kanë pasur për qëndrimet pro-qeveritare të ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë gjatë 4 viteve të fundit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, e argumentoi zyrtarisht mungesën e opozitës në këtë festë me domosdoshmërinë për të qenë në Parlament, ku po diskutohej projekt-ligji i maxhorancës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Lu dhe Vlahutin mbyllën mandatin e tyre në Shqipëri, në një festë të zhvilluar në vilën luksoze të blerë nga ambasadorja e Bashkimit Europian në periferi të Tiranës, para dy vitesh. Kjo dyshe, ndoshta për herë të parë në historinë e Shqipërisë, u përcoll vetëm nga një kah i politikës, nga maxhoranca, për të cilën Lu-Vlahutin punuan fort për ta mbajtur në pushtet dhe për t’i dhënë sa më shumë nga pushtetet e tjera.

Lu dhe Vlahutin përfaqësonin dy entitetet politikë më të rëndësishme për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Prej shumë vitesh, ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë kanë një peshë specifike dhe, me raste, si dy të fundit, shndërrohen në një lloj guvernanti për politikën shqiptare.

Por, shumë më ndryshe nga paraardhësit e tyre, Lu-Vlahutin ndoqën një politikë që shkonte në të kundërt me vlerat e demokracisë. Kryeministri Edi Rama, i pasuar nga nalistët dhe mbështetës të tjerë publikë të maxhorancës, e kanë justifikuar çdo qëndrim të Lu-Vlahutin, duke ia atashuar Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar. Por, a ka qenë gjithnjë kështu?

Lexo edhe:

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ambasadorët e SHBA e BE kanë një rol shumë të rëndësishëm, për shkak se raportet e tyre në kancelaritë ndërkombëtare janë bazë për krijimin e bindjeve në kancelaritë që ata përfaqësojnë. Natyrisht, nëse raportet e tyre, në shumicën e rasteve ishin kundër opozitës, atëherë edhe zyrtarë të lartë në Uashington e Bruksel krijonin ide të gabuara me qasjet opozitare në Shqipëri.

Rezultati i raporteve të Lu-Vlahutin është shumë i rëndë për demokracinë dhe jetën institucionale shqiptare.

Çifti ambasadorial, i cili mori primatin e Reformës në Drejtësi, iu kundërvu hapur opozitës, e cila konstatonte se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të përgatitura nga maxhoranca dhe njerëz pranë saj, do të dorëzonin sistemin e drejtësisë në duart e Edi Ramës e qeverisë së tij.

Opozita mbajti një qëndrim të fortë kundërshtues përballë drafteve të komisionit “Xhafaj”, por, më shumë se sa me Edi Ramën, ajo u përball me Lu-Vlahutin. Kabllogramet nga ambasadat e SHBA dhe BE në Tiranë, në drejtim të shefave të tyre, prezantonin një opozitë të korruptuar, e cila ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

Tashmë, kur kanë kaluar rreth dy vjet nga kjo Reformë, po duket qartë se qëndrimi i opozitës ka qenë shumë korrekt. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, ka një Gjykatë të Lartë në prag të kolapsi, ka një Prokurori të Përgjithshme në varësi të Edi Ramës, si edhe gjyqtarë e prokurorë që nuk guxojnë të ndërmarrin hetime mbi zyrtarë qeveritarë, pasi mund t’iu kundërvihet si hakmarrje procesi i Vetingut, i kontrolluar politikisht nga maxhoranca socialiste.

Opozita, prej disa vitesh, denonconte publikisht dhe me fakte kanabizimin e vendit dhe lidhjet e zyrtarëve të lartë qeveritarë me krimin e organizuar. Në përgjigje të këtyre akuzave, çifti Lu-Vlahutin dilte në krah të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, aktualisht nën hetim për bashkëpunim me narko-trafikantë.

Opozita ndërmori një prej protestave më të gjata dhe më domethënëse, të zhvilluara në dy dekadat e fundit në Shqipëri, në Çadër, ku kërkonte që të zhvilloheshin zgjedhje të lira dhe të pandikuara nga paratë e drogës. Lu-Vlahutin raportuan para shefave të tyre se opozita është e paaftë të fitojë dhe për këtë arsye sajon kauza të paqena. Rezultati i zgjedhjeve “post-Çadra” shënoi pikën më katastrofike të demokracisë në Shqipëri, pas vitit 1997.

Në çështjet thelbësore të shtetit, jetës institucionale dhe demokracisë në Shqipëri, çifti ambasadorial Lu-Vlahutin ka qenë gjithnjë në anën e pushtetit të Edi Ramës, duke goditur ashpërsisht opozitën. Ndaj, dukej që ishte hipokrite ftesa e ambasadorëve drejtuar opozitës për të marrë pjesë në ceremoninë e largimit të tyre.

Gjithësesi, lamtumira e Lu-Vlahutin, me shumë mundësi, do të shërbejë për diçka madhore në vendin tonë. Edi Rama dhe qeverisja e tij arrogante humbasin mentorët dhe mbështesit kryesorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë çlirimin e demokracisë. Opozita do të jetë gjithnjë e nevojshme, edhe kur Edi Rama të jetë në anën tjetër të llogores politike.

Lajme të lidhura

SPORT

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025
SPORT

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025
AKTUALITET

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025
NDRYSHE

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025
Para

FOTO/ Brazili fiton duelin e parë kundër Belgjikës

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com