Juan Carlos Osorio Arbeláez, ose i njohur thjesht si Osario, nuk do të jetë më trajner i Meksikës. 56-vjeçari ka vendosur të mos rinovojë kontratën me kombëtaren pas eliminimit që pësun në Botërorin që po zhvillohet në Rusi kundër Brazilit.
Emri favorit për të marrë drejtimin e Meksikës është ai i ish mesfushorit argjentinas, Matias Almeida, i cili deri para pak ditësh ka drejtuar Chivas Guadalajara, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve të Amerikës së Veriut.
Almeida ka në karrierë të pasur edhe si futbollist pasi ka luajtur për skuadra si Lazio, Parma dhe Interin në Serinë A, por edhe në përfaqësuesen argjentinase.