Pas ngjarjes së rëndë ku dy pësona humben jeten në Elbasan si pasojë zjarit në banese kanë dalë detaje të reja. Fqinjët e çiftit kanë folur për mediat.
“Nuk na besohet kjo që ndodhi, një tragjedi”. Kështu dëshmojnë fqinjët çiftit Shyqo (Vasil) Liçit, 65 vjeç dhe Sabire Liçit, 60 vjeçe, të cilët u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Në një kohë kur policia dyshon se ka qenë kryefamiljari ai që i vuri vetë flakën banesës, fqinjët e tij pohojnë se nuk mund ta besojnë këtë fakt. Në një prononcim ‘BalkanËeb’ fqinjët e çiftit thonë se ata ishin një familje e mirë dhe e respektuar.
“Keqardhje të madhe përcjellim sot. Nuk na besohet. Ne i njohim për njerëz të mirë ata. Mbrëmë në darkë e morëm vesh kur erdhi policia. Unë isha në gjumë, se rashë herët mbrëmë. Dhe më ngriti gruaja tha; ka ardhur policia. Dola të shoh çfarë po ndodhte. Ne i kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë. Ne kemi respekt edhe për të ndjerin dhe të shoqen e tij. E përcjellim me shumë dhimbje. Nuk dyshojmë për asnjë gjë, përveç të mirave. Për asgjë tjetër. Nusja e tij ka qenë e sëmurë, kishte një 1vit e gjysmë apo 2. Ai i shërbente vet. Madje kohët e fundit i mori edhe një njeri që i kryente shërbimet. Rrinte dy orë në mëngjes apo mbasdite, bënte bukën dhe punët”, tha fqinji i çiftit tejet i prekur ndërsa nuk i ndal edhe lotët.
Ndërkohë bashkëshortja e këtij të fundit tha se: “Ne e njohim Shyqon (Vasil) si njeri shumë të mirë, i respektuar, bashkë me të shoqen. Se nga erdhi, një Zot e di. Zgjova burrin nga gjumi dhe i thash; çohu se erdhi policia. Se di ça ka bërë Shyqua. S’dimë gjë tjetër”, pohoi ajo.