Skedinat duket se kanë qenë në modë mbrëmjen e djeshme.
Pas parashikimit të saktë të Fabregas për fitoren e Belgjikës me përmbysje, është Erlis Frashëri, lojtari i Superiores që ka goditur përsëri në shenjë.
Tashmë mund të quhet futbollist i Skënderbeut, dhe Frashërit duket se i ka ardhur edhe një tjetër fat.
Ai parashikoi në një skedinë fitoren e Belgjikës, me rezultatin e saktë 3-2, kur takimi ishte mbërthyer në shifrat 0-2 për Japoninë.
“Fati i fillestarit”, shkruan Frashëri në postimin e tij në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e skedinës fituese.