• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti Trump nuk përjashton njohjen e aneksimit të Krimesë nga Rusia

14:12 : 30/06/2018
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk ka pranuar që ta përjashtojë mundësinë që ta njohë aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë para samitit të planifikuar të Trumpit, me presidentin rus Vladimir Putin.

I pyetur nga gazetarët më 29 qershor se nëse janë të vërteta raportimet se Uashingtoni mund të heqë dorë nga kundërshtimi i aneksimit të Krimesë nga Rusia, Trump tha se “ne duhet ta shikojmë këtë çështje”.

Trump ka dhënë përgjigje të ngjashme edhe kur është pyetur nëse do ta konsiderojë mundësinë që të heqë sanksionet amerikane ndaj Rusisë, që janë vendosur pas aneksimit të Krimesë. Ai ka thënë se qëllimi i samitit me Putinin është përmirësimi i marrëdhënieve Uashington-Moskë.

“Do të shohim se çfarë do të bëjë Rusia”, është shprehur Trump.

Komentet e Trumpit për shqyrtimin e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë, që ishin vendosur pas aneksimit të Krimesë më 2014 vijnë pas raportimeve në media, ku citoheshin liderët evropianë, të cilët kanë thënë se Trump gjatë takimit të G7-s ka diskutuar privatisht se Krimea duhet të jetë pjesë e Rusisë, sepse shumica e popullsisë është rusishtfolëse.

Trump, gjatë fushatës presidenciale më 2016, gjithashtu kishte refuzuar që të përjashtonte mundësinë e njohjes së territorit në Ukrainë të aneksuar nga Rusia dhe vazhdimisht është zotuar se do të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

Lexo edhe:

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

Por, që prej se është zgjedhur president, Trump ka ndjekur qëndrimin e SHBA-së të trashëguar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, i cili pati thënë se me aneksimin e Krimesë është shkelur e dretja ndërkombëtare dhe vendosi sanksione mbi Rusinë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Bashkimi Evropian.
Refuzimi i Trumpit për të riafirmuar kundërshtimin e SHBA-së ndaj ndërhyrjes ruse në Ukrainë, mund të ngjallë frikë tek aleatët evropianë, përpara takimit të ardhshëm të NATO-s, që mbahet muajin e ardhshëm.

Pas takimit të NATO-s më 11 korrik, Trump do të udhëtojë për në Helsinki për të marrë pjesë në samitin e parë kokë më kokë me Putinin më 16 korrik.

Gjatë kësaj jave u njoftua për takimin Trump-Putin. Presidenti amerikan ka thënë se ky takim është një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet, pas një viti të tensionimit të tyre, për shkak të mbështetjes së Moskës ndaj Sirisë, pas sulmeve të dyshuara me armë kimike dhe pas njoftimeve se Rusia qëndron prapa një sulmi me agjent nervor, ndaj një ish-spiuni rus në Angli.

Teksa ka folur me gazetarët më 29 qershor, Trump gjithashtu ka thënë se në takimin me Putinin do të ngrejë edhe çështjen e ndërhyrjes së dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane nul 2016.

“Do të flas me të për gjithçka”, ka thënë Trump.

“Ne do të flasim për Ukrainën, do të flasim për Sirinë. Ne do të flasim për zgjedhjet…Ne nuk duam që askush të ndërhyjë në zgjedhje”, ka thënë presidenti amerikan.

Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë më 29 qershor se Putini është i përgatitur që t’i tregojë Trumpit se Moska nuk ka tentuar që të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

“Nëse çështja për ndërhyrjen në zgjedhje do të ngrihet nga presidenti i SHBA-së, atëherë presidenti rus do të përsërisë qëndrimin se Rusia nuk ka mundur dhe nuk ka të bëjë asgjë me këtë situatë, ku insinuatat për këtë çështje janë hedhur poshtë”, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Përderisa ndërhyrja në zgjedhjet amerikane vazhdimisht është hedhur poshtë nga Putini dhe Trump, për këtë çështje janë kryer disa hetime në Kongres, që kanë dalë me përfundime të ndryshme. Për këtë çështje është emëruar edhe këshilltar i posaçëm.

Agjencitë e inteligjencës, këshilltari i posaçëm dhe komitete të ndryshme të inteligjencës kanë ardhur në përfundim se Rusia ka tentuar që të ndikojë në zgjedhjet e vitit 2016, përmes fushatave të ndryshme në mediat sociale dhe përmes formave të tjera.

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

14:55 : 12/10/2025
BOLD BLOG

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

14:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
BOTA

Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

13:56 : 12/10/2025
Para

Bursat mbyllen në minus, e treta javë

TË GJITHA

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

14:55 : 12/10/2025

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025

Skandali/ Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

14:31 : 12/10/2025

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025

Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

13:56 : 12/10/2025

U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Juxhin Drazhin

13:36 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com